Flash News

KRYESORE

Foto/ Rama uron Kurban Bajramin, qytetarët i qajnë hallet: Thash të lahem meqë është festë, por s’ka ujë

Kryeministri Edi Rama uron përmes një fotoje të Xhamisë së Beqarëve në Berat të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

Por, edhe pse është festë qytetarët nuk kanë ngruruar të qajnë hallet përmes komënteve në “Facebook-un” e kryeministrit.

Shumë prej komentuesve i kujtojnë Ramës gjyqtaren e vrarë një ditë më parë në Tiranë, mungesën e ujit të pijshëm dhe sigurinë dhe i kërkojnë të zgjidhë hallet e popullit për të cilat u votua.

Statusi:

MIRËMËNGJES 😀

dhe gëzuar Kurban Bajramin me këtë foto të Xhamisë së Beqarëve në Berat, një objekt i çmuar i trashëgimisë sonë kulturore, ku po punohet intensivisht për restaurimin e saj, bashkë me Teqenë e Helvetive, Xhaminë e Et'hem Beut në Tiranë dhe Xhaminë e Pazarit në Gjirokastër.

 

Të fundit