Flash News

KRYESORE

"Rama vazhdon lojën me banorët e Shkozës”, Mehmetaj reagon ashpër ndaj kryeministrit: Prisni, prisni! S'keni parë gjë akoma...

"Rama vazhdon lojën me banorët e Shkozës”, Mehmetaj

Deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit në lidhje me lojën që sipas saj, Edi Rama po bën me banorët e Shkozës.

“Ky kryeminstri që as skuqet, as zverdhet e as nuk mban përgjegjësi tani që e mori edhe timonin edhe tepsinë. Prisni, prisni! Nuk keni parë gjë akoma...” shprehet ndër të tjera Kejdi Mehmetaj duke theksuar se kjo është gënjeshtra e radhës e kryeministrit.

REAGIMI I PLOTË I KEJDI MEHMETAJ:

Mosrakordimi ndërmjet qëndrimeve të deputetes Elona Gjebrea dhe kryeministrit është thjeshtë mungesë komunikimi për të qartësuar gënjeshtrat e rradhës, apo zgjedhje me dashje për të vazhduar lojën me banorët e Shkozës❓ Ky grupi ndërinstitucional është thjesht fantazi e deputetes së pa mësuar ende me Kryeministrin që nuk do tja dijë për qytetarët❓ Kur u kërkuan votën banorëve të Shkozës nuk e kishin të qartë Rama dhe njerëzit e tij se ndërtimet ishin të paligjshme❓

Ndoshta deputetja ndihet fajtore përballë premtimeve që u ka bërë qytetarëve, po ky kryeminstri që as skuqet, as zverdhet e as nuk mban përgjegjësi tani që e mori edhe timonin edhe tepsinë. 

Prisni, prisni! Nuk keni parë gjë akoma...

#KryeministriTepsise 

#KryeministriTimonit

Të fundit