Flash News

KRYESORE

Rama vazhdon me sulmet ndaj Metës: Kërkon konflikt

Rama vazhdon me sulmet ndaj Metës: Kërkon konflikt

Kryeministri Edi Rama vazhdon që të akuzojë presidentin Ilir Meta se me vendimin për shfuqizimin e zgjedhjeve, nuk po bën gjë tjetër, veçse po fut shqiptarët në konflikt.

“Meta nuk e meriton më zyrën ku rri. Ai që duhet të ishte gardiani i Kushtetutës. Nuk e meriton më të jetë figura më e unifikimit të kombit. Ajo që ka bërë është përçarëse, konfliktuese, është vetëvrasje politike.

Nga pikëpamje ligjore është nul, është njësoj sikur të ndalësh ndeshjen Islandë – Shqipëri dhe nga pikëpamja morale është një turp që do t’i mbetet atij. Nuk mundet presidenti të vendosë diçka të tillë, nuk mund ta çojë matanë Kushtetutës”, deklaroi Rama nga Dibra.

Të fundit