Rama vë në shënjestër edhe Teatrin e Kukullave: Na duhet një tjetër se ai është o Zot, o Zot!

Pas debateve për Teatrin Kombëtar, duket se në shënjestër është edhe ai i Kukullave në qendër të Tiranës.

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot gjatë një takimi në njësinë 10, se Tiranës i duhet një Teatër i ri Kukullash për fëmijë, pasi ai aktuali sipas tij nuk ka kapacitet të mjaftueshëm krahasuar me kërkesat, sidomos gjatë fundjavës. “Na duhet të bëjmë edhe një teatër të bukur kukullash për fëmijët, aty ku po ndërtohet biblioteka e re kombëtare se ai që është tani është …

Aty shkova një ditë me Zahon, se cdo të diel shkoja se kisha burrin e hallës që merrej me muzikën dhe rrija te kabina e atij, e mbaj mend se më është fiksuar që i vogël si ka qenë. Por tani është o zot, o zot, i vinin një video kalamajve atje me ca britma. Ishte plot dhe me njerëz jashtë. Çdo të diel bëhet mizë lisi, por do bëjmë edhe një teatër shumë të bukur”, u shpreh Rama, ndërsa kryebashkiaku Veliaj shtoi se ka gati një projekt se ç’do të ndodhë me godinën aktuale.

“Ndërkohë, unë të çova edhe një plan si mund ta transformojmë atë ndërtesë që edhe ajo të jetë funksionale se sheshi ka shumë gjallëri”, tha kryebashkiaku.