Flash News

KRYESORE

Rama: Vetëm në tre muaj janë punësuar 262 mijë persona; Sondazhet tregojnë të kundërtën

Rama: Vetëm në tre muaj janë punësuar 262 mijë persona;

Sipas kryeministrit Edi Rama, vetëm në tre mujorin e tretë të këtij viti në Shqipëri janë regjistruar si të punësuar mbi 1 milion e 200 mijë persona.

“Për ata që thonë ku i keni 300 mijë vende të punës. Vetëm në tre mujorin e tretë të këtij viti në Shqipëri janë regjistruar mbi 1 milion e 200 mijë persona, pra 262 mijë vetë më shumë”, u shpreh Rama, gjatë fjalës hapëse në punimet e Asamblesë Kombëtare të PS.

Po ashtu, edhe për bizneset sipas Ramës Shqipëria është i vetmi vend në rajon ku bizneset paguajnë vetëm 5% taksë.

“Jemi e vetmja ekonomi në rajon ku 91% e atyre që merren me biznes paguajnë vetëm 5% taksë. Në gjithë rajonin është dyfishi ose më lartë”, tha Rama.

Kujtojmë se sondazhi i Gallup tregoi pak kohë më parë se 79% e shqiptarëve, kryesisht të rinjtë në Shqipëri kërkojnë të largohen nga vendi. Sondazhet tjera po ashtu tregojnë se mbi 80% e shqiptarëve largohen nga vendi vetëm për një vend pune.   

Të fundit