Flash News

KRYESORE

Rama vihet në vështirësi nga gazetari për marrëveshjet e pazbatuara: Ka akoma shumë për të bërë

Rama vihet në vështirësi nga gazetari për marrëveshjet

Gazetari e ka vënëdisi në vështirësi Ramën duke i zbehur shkëlqimin e 12 marrëveshjeve të firmosura mes Ksovës dhe Shqipërisë në takimin e sotshëm. Ai e ka pyetur për marrëveshjet e mbledhjeve të mëparshme duke i vënë në dukje marrëveshje të pazbatuara.

Ndërkohë Rama e ka kundërshtuar gazetarin duke u përgjigjur se nuk ka asnjë të tillë, por sigurisht që ka më shumë për të bërë, tha ai.

 Gazetari- Ju renditët sot 12 marrëveshje, por ka edhe marrëveshje të arritura nga mbledhjet e kaluara por që  nuk janë zbatuar në tërësi, jeni zotuar sot që të gjitha marrëveshjet e arritura sot do të implementohen duke thënë edhe ato të kaluarat.

Rama- Për shembull, më thuaj një marrëveshje që nuk është zbatuar

Gazetari- Po ja përmendëm shkëmbimin e mallrave, kemi pasur dhe telashe te patatet te importi i tyre.

“Janë dy gjëra të ndryshme dhe marrëveshjet janë zbatuar, sigurisht që ka nevojë për të bërë më shumë ndaj kemi bërë dhe marrëveshje të reja, por nuk ka marrëveshje të pazbatuara” - i është përgjigjur Rama gazetarit.

Të fundit