Flash News

KRYESORE

Rama vijion akuzat me “kazan” dhe paraqet uljet e taksave për biznesin

Kryeministri Edi Rama ka ndërmarrë një fushatë të rregullt ne Facebook tashmë, ku ballafaqon ato që sipas tij thonë mediat, që vazhdon t’i etiketojë me termin “kazan” dhe shifrat që Rama pretendon se janë të vërteta.

Në postimin e sotëm, duke i uruar natën e mirë ndjekësve, Rama shkruan:

“Kazani: Taksat janë rritur.

Fakti: Tatimi i fitimit për biznesin me xhiro nga 5-8 milionë lekë ishte 10% në 2013. Sot është 5%.

Beso dhe kontrollo: Pyet në një market afër shtëpisë!

#Fakt jo kazan.”

Të fundit