Flash News

KRYESORE

Rama vijon bojkotin ndaj Tv Klan dhe Top Channel, ky është emisioni ku do shfaqet sot

Rama vijon bojkotin ndaj Tv Klan dhe Top Channel, ky është emisioni ku

Kryeministri Edi Rama vijon të bojkotojë televizionet Top Channel dhe Tv Klan për shkak përplasjeve me drejtuesit e emisioneve kryesore në këto dy media. Prej kohësh Rama nuk shfaqet në ‘Opinion’ dhe të njëjtin vendim ka marrë edhe për ‘Të Paekspozuarit’.

Gjithsesi, tregu mediatik ka ende hapësira që i mundësojnë Ramës të shfaqet në emisionet e darkës. Ai sot do të jetë i pranishëm në emisionin “Debati” që drejtohet nga gazetari Roland Qafaku. Emisioni transmetohet në orën 21:00 në ‘Channel One’.

Vetë gazetari Qafoku ka bërë publike temat për të cilat do të diskutohet në studio me kryeministrin Rama.

Reagimi:

Sot, në orën 21.00. në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit ROLAND QAFOKU, i ftuar EDI RAMA, kryeministri i 33-të i shtetit shqiptar: 20 VJET NË POLITIKË DHE 4 VJET E GJYSMË KRYEMINISTËR

2 vjet e gjysmë ministër i Kulturës

11 vjet kryetar i bashkisë së Tiranës

2 vjet në opozitë.

4 vjet e gjysmë kryeministër

Një analizë e qeverisjes

Nga ekonomia, investimet e huaja te Siguria Kombëtare dhe trafiku i drogës.

-Përse nuk ka një hop ekonomik?

-Përse vendi po braktiset?

-Përse ka konflikt politik?

5 RAPORTET NDËRKOMBËTARE QË KRYQËZOJNË QEVERINË.

8 PREMTIME TË PAMBAJTURA si dhe inserti me

50 DEKLARATAT MË TË BUJSHME TË EDI RAMËS NË DETYRËN E KRYEMINISTRIT

EDI RAMA NË NJË INTERVISTË NDRYSHE

Na ndiqni sot në 21.00.

“DEBATI NË CHANNE ONE”,

Një Hard Talk që nuk duhet të humbisni.

Një emision nga gazetari ROLAND QAFOKU

Mund të dërgoni pyetje dhe komente për të ftuarit me sms në numrin e celularit 0696007090 dhe në facebook në faqen “ROLAND QAFOKU” dhe “DEBATI NE CHANNEL ONE”

Të fundit