Flash News

KRYESORE

Rama vizitë ‘blic’ Ergodanit. Ka lidhje me takimin e presidentit turk me Metën në Sarajevë?

Rama vizitë ‘blic’ Ergodanit. Ka lidhje me takimin e

Kuvendi mbyll punimet për këtë sesion parlamentar me një axhendë të ngjeshur për shqyrtim dhe miratim, por Kryeministri gjatë gjithë seancës nuk ishte i pranishëm në sallë.

Shefi i qeverisë nuk ndodhet në Shqipëri. Ai ka udhëtuar drejt Turqisë ku ka takuar Presidentin turk Rexhep Taip Erdogan. Vizitën në Turqi, Kryeministri e ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale ku ka publikuar dhe një fotografi me Presidentin Erdogan, shkrepur në rezidencën verore të këtij të fundit në Marmaris.

Takimi i Rames me kreun e shtetit turk vjen nente dite pasi Meta zhvilloi nje takim, te konsideruar si pozitiv me te ne Sarajeve ne kuader te Samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP). Tema e diskutimeve nuk eshte bere e ditur, pasi ata diskutuam koke me koke pa pranine e mediave, veç nje statusi formal te Ilir Metes ne Facebook.

"Kënaqësi të takoja sot në Sarajevë, Presidentin e Turqisë, z. Rexhep Taip Erdogan. Marrëdhëniet tona të shkëlqyera tradicionale kanë një të ardhme mjaft premtuese. Mirënjohës për peshën e jashtëzakonshme që Turqia mban për të mbrojtur Ballkanin dhe Europën nga emigracioni i paligjshëm", shkruante Meta me 9 Korrik.

Të fundit