Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Rama vizitë në spitalin 6-katësh në QSUT, LSI: Instituti i ndërtimit e ka ndaluar aktivitetin në këtë godinë
Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili deklaron se situata në spitale është delikate pas tërmetit të 26 nëntorit.
Pas vizitës që kreu sot kryeministri Edi Rama në spitalin 6-katësh në QSUT, Vasili i bën thirrje që situatën aktuale për punën në këtë godinë t’ua lërë specialistëve, pasi sipas tij Instituti i ndërtimit e ka ndaluar aktivitetin në këtë godinë deri në riparimin e dëmeve.
“Kush i jep garancinë e sigurisë kësaj ndërtese kur Inspektorati i Ndërtimit thotë të mos lejohet aktiviteti në ambiente deri në riparimin e dëmtimeve. 4 Kate vazhdojnë punën. Kush e merr këtë përgjegjësi? Çfarë është ky që merr përgjegjësi të tjera apo kështu ndodh në të gjithë botën pastaj kur na ndodhin fatkeqësitë”, shprehet dnër të tjera Vasili në një deklaratë për mediat.
Deklarata:
Sigurisht që pas tërmetit katastrofik të 26 nëntorit, një nga detyrat kryesore është kthimi i normalitetit në jetën e vendit. Por ky normalitet është i lidhur drejtpërsëdrejti me sigurinë e mjaft objekteve që janë dëmtuar dhe kjo siguri duhet të rikthehet. Kjo situatë është më delikate në objekte të tilla, siç janë spitalet dhe kopshtet.
Kryeministri i Shqipërisë para pak minutash duke vazhduar misionin e tij të gjithologut, pra të njeriut që di gjithçka, bëri një inspektim në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, në spitalin 6 katësh siç njihet, apo në kompleksin spitalor, i cili trajton në mënyrë të veçantë një seri patologjish të caktuara. Ky spital dhe veçanërisht kjo godinë, 6-katëshi siç e njohin tradicionalisht të gjithë shqiptarët që kanë hyrë dhe kanë dalë për probleme të ndryshme, pas verifikimit të Institutit të Ndërtimit dhe me firmën e drejtorit të kësaj të fundit, z. Agron Hysenlliu, në datën 30 nëntor është konkluduar e zeza në të bardhë ku thuhet: Të mos lejohet aktiviteti në ambientet e dëmtuara deri në riparimin e dëmeve.
Sot gjithologu, i cili shkon dhe bën inspektim me ministren e Shëndetësisë, që s’ka të bëjë me ekspertizën ndërtimore, me drejtorin e QSUT që gjithashtu s’ka të bëjë me dëmtime strukturore dhe me një verifikim inxhinierik. Me një mjeke të nderuar, por që nuk ka të bëjë me këtë çështje, pa inxhinier hyjnë në një godinë, e cila nuk duhet të ishte në funksion deri në përfundimin e riparimeve dhe ku janë boshatisur vetëm 2 kate, ndërsa 4 kate të tjera vazhdojnë ende punë.
Kush i jep garancinë e sigurisë kësaj ndërtese kur Inspektorati i Ndërtimit thotë të mos lejohet aktiviteti në ambiente deri në riparimin e dëmtimeve. 4 Kate vazhdojnë punën. Kush e merr këtë përgjegjësi? Çfarë është ky që merr përgjegjësi të tjera apo kështu ndodh në të gjithë botën pastaj kur na ndodhin fatkeqësitë.
E njëjta gjë të nderuar qytetarë po ndodh me shkollat. Shkolla në mes të Tiranës, shkolla “Emin Duraku”, shkolla “Faik Konica”, skandali me shkollën “Sami Frashëri” me nga 2 ekspertiza. Në shkollën “Emin Duraku” një ditë më parë jepet në mënyrë të qartë nga ekspertiza dhe inxhinierët që të pezullohet aktiviteti dhe 24 orë më vonë ku s’ka ndodhur asgjë, asnjë riparim jepet një mendim i kundërt. Po a mund të bëjnë shaka të tilla? A mund të bëhen lojëra të tilla me objekte të tilla kaq delikate siç janë shkollat ku shkojnë qindra fëmijë? Si spitali ku citova më lartë ku hyjnë me mijëra njerëz?
Kjo situatë është një situatë skandaloze, e cila tregon qartë që këta njerëz në qeveri nuk kanë as më të vogël përgjegjshmëri dhe kur bëhet fjalë për jetë njerëzish. Po ju tregoj të nderuar qytetarë, kjo është deklarata që ka mbajtur Ministra e Arsimit pikërisht në 22 shtator pa bërë 24 orë nga tërmeti i 21 shtatorit, i cili u shtri në zona të tilla si Tirana, Durrësi, Elbasani, pra në një zonë akoma më të gjerë dhe i dha garanci që të gjitha strukturat shkollore dhe parashkollore, mund të fillonin funksionimin që nesër pra më 23 shtator. Pra zonja ministre e Arsimit brenda 24 orëve në qindra shkolla në 3 qarqet më të mëdha të vendit, qindra struktura parashkollore i kishte verifikuar për 24 orë dhe i kishte mbaruar, kur nuk kishte as mundësi kohore apo njerëzorë për ta bërë këtë në 24 orë dhe bëhej fjalë për sigurinë e objekteve të tilla siç ishin shkollat.
Jemi këtu për ta denoncuar këtë fakt dhe për ti kërkuar qartë dhe prerë kryeministrit që shaka të tilla me jetën e njerëzve nuk mund të bëhen më. Boll i nënvleftësove më 21 shtator dhe pasojat mund të evitoheshin siç qe krimi shtetëror i Thumanës ku humbën jetën 24 qytetarë të ndershëm. Inspektimet nuk u kryen seriozisht, sot inspektimet duhet të jenë rigoroze, shteruese dhe mbi të gjitha garantuese dhe po kështu një përgjegjësi shumë e madhe, shumë serioze duhet të jenë edhe projektet që duhet të miratohen nga një ekspertizë, shumë e kualifikuar, projektet e rehabilitimit dhe granatimit të sigurisë.
Nuk do të thotë që menjëherë pasi të dalin dëmtime të mëdha strukturorë futet një brigadë e një firme çfarëdo bën ca suvatime dhe ikën, sepse projekti ku do të ndodhi, si do të ndodhi dhe në cilat pika do të ndërhyhet dhe me çfarë teknologjie do të ndërhyhet duhet të jetë shumë i shënjestruar mirë dhe mbi të gjitha i miratuar me përgjegjësi të plotë.
I cili do të thotë që mbas këtij projekti ndërhyrës këto godina garantojnë sigurinë e duhur për të vazhduar aktivitete të tilla shumë të rëndësishme, por dhe shumë të gjera nga frekuentimi si nga frekuentimi siç janë shkollat dhe spitalet.
Spitalet shqiptare në mënyrë të veçantë nuk kanë nevojë për ekspertizën e inxhinierit të Edi që nuk ka iç të bëjë me inxhinierinë, por ka nevojë për dorën e specialistëve dhe ku përfundimisht Edi Rama duhet të mbyllë gojën dhe të pushojë dhe t’ju a lerë në dorë këtë situatë specialistëve, profesionistëve sepse me llafet me batutat me shakatë pa kripë me dënglat e lëshuara lart e poshtë, Shqipëria dhe strukturat përfunduan këtu ku janë. Edi Rama ka në kokën e tij vetëm një mënyrë rikonstruktimi siç ka rikonstruktuar bulevardin e Tiranës që siç e keni parë është shqepur nga fillimi deri në fund dhe nuk e ka problem, këto janë rikonstruktimet që bën Edi Rama, që janë të gjitha fasadë për të hedhur hi syve, por kjo është një kohë që nuk mban hi sysh, sepse është një kohë pas një tërmeti I cili të gjithë shqiptarët kanë frikë ta kujtojnë për dimensionin dhe për gravitetin dhe për peshën e jashtë zakonshme dhe shkatërruese që pati. Gjëja e vetme që kërkojnë tani, kërkojnë seriozitet të madh që çdo punë e kryer të jetë me vend dhe t’ju japi gjithë atyre garanci dhe qetësi, edhe për banesën dhe për pronën por edhe qetësi psikologjike pasi shqiptarët janë tronditur shumë fort dhe nga pikëpamja shpirtërore psikologjike, duke u përballur me një fatkeqësi të dimensioneve të tilla. Vetëm serioziteti dhe profesionistët e zotë që marrin situatën në dorë janë e vetmja garanci që ata mund të afrojnë. Kryeministri po I mungon edhe kësaj.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38