Flash News

KRYESORE

Rama vizitë ‘surprizë’ në Elbasan, ironizon deputeti: Hajde ha një “peshk” të bardhë në Labinot

Rama vizitë ‘surprizë’ në Elbasan, ironizon deputeti:

Kryeministri Edi Rama ka kryer një vizitë të pa njoftuar publikisht në Elbasan. Deputeti i PD në këtë qark, Luaçiano Boçi ka ironizuar vizitën e tij ‘surprizë’, duke theksuar se “ky veprim "vjen nga “trimëria” që e karakterizon vjen papritur e pa pandehur”.

Deputeti i rendit një sërë mangësish nga të cilat vuan sot Elbasani duke nisur nga kushtet në konvikte, rrugën Tiranë-Elbasan etj..

Reagimi:

ÇFARË DO RAMA NË ELBASAN?!

Rama na paska surprizuar Elbasanin?!

Me siguri nga “trimëria” që e karakterizon vjen papritur e pa pandehur.

Zakonisht e keqja ka këtë formë ardhje.

“Hapi derën”- thonë në Elbasan.

Po çfarë vjen “të inagurojë” ky tipi gjysëm Kryeministër, gjysëm Ministër i jashtëm, në Elbasan?!

Vjen për arritjet historike të papunësisë e të mjerimit që është ulur këmbëkryq në qytetin më të ndotur të Shqipërisë?!

Ndoshta vallë vjen për rrugën Tiranë-Elbasan, për të cilën ke gjashtë vite që mashtron, dredhon e deliron?!

Ndoshta për gjendjen mjerane të konvikteve mesjetare?!

Fotot e video e dëshmojnë qartë gjendjen.

Aaaa po!

Ti Rame po vjen për të inaguruar

shkatërrimin e Universitetit Publik të Elbasanit dhe projektin tënd, për asgjësimin e mësuesisë dhe degëve të tjera e më pas shndërrimin e tij në një Kolegj pa vlerë.

Zero lekë investime ke sjellë për gjashtë vite në këtë Universitet.

Shikoi mirë shifrat, se si në sajë të qeverisë tënde e Ligjit tënd e formulës të pranimit, sot në Universitetin e Elbasanit degët themelore bazë të tij që i dhanë famën e vlerën, janë katandisur në këto shifra:

Gjuhë-Letërsi 14 studentë

Gazetari 27 studentë

Histori-Gjeografi 11 studentë

Gjuhë shqipe frënge 9 studentë

Gjeografi gjuhë italiane 0 (e mbyllur)

Histori gjuhë gjermane 0 (e mbyllur)

Gjermanisht 0 (e mbyllur)

Italisht 0 (e mbyllur)

Frengjisht 0 (e mbyllur)

Matematikë 9 studentë

Bio-Kimi 13 studentë

Kjo është e vërteta e arritjeve të tua.

Mos u mundo të pllaquritesh në ato monologjet e tua të pështira, për të mashtruar me pakte sakate studentet e pedagogët, sepse ti je tipi Kryeministër që ke prerë në besë e në shpresë studentët, qytetarët, fermerët, biznesin.

Hajde ha një “peshk” të bardhë në Labinot se aq meriton!

Të fundit