Flash News

KRYESORE

Rama vizitë të paparalajmëruar në Mal të Zi, mediat malazeze: Takoi Nik Gjeloshajn në një restorant në Tuz

Rama vizitë të paparalajmëruar në Mal të Zi, mediat

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar një vizitë jozyrtare dhe të paparalajmëruar në Malin e Zi.

Mediat malazeze bëjnë me dije se, Rama është takuar mbajtësin e listës elektorale të Listës Shqiptare, Niko Djelosaj, në një restorant në Tuzi.

Restoranti ishte plot me mysafirë dhe se ata po diskutonin për më shumë se një orë. Vetë Djelosaj ka konfirmuar për "Vijesti" se ishte takuar me Ramën, megjithëse nuk dha detaje të mëtejshme rreth takimit.

"Po, ne u takuam sot dhe biseduam. Unë nuk mund t'ju them asgjë më shumë se kaq", tha shkurtimisht Djelosaj.

Burime për "Vijesti" pretendojnë se tema e takimit ishte procesi paszgjedhor dhe formimi i një mazhorance të re në Malin e Zi. Nuk ka asnjë njoftim zyrtar për takimin në rrjetet sociale të Ramës ose Djelosajt referuar këtij fakti.

Kujtojmë se, Rama mbështeti Milo Gjukanoviç dhe DPS gjatë fushatës zgjedhore në Malin e Zi, duke u bërë thirrje shqiptarëve të dilnin në votime për të ardhmen e tyre.

Të fundit