Flash News

KRYESORE

Rama viziton familjen Lleshi pas tërmetit: Jam i ëmbël vetë, dua portokall

Rama viziton familjen Lleshi pas tërmetit: Jam i ëmbël vetë,

Kryeministri Edi Rama vizitoi familjen tetë anëtarëshe të Esat Lleshit në Kamzë, që humbi shtëpinë në tërmetin e 26 nëntorit. Aktualisht ata janë të strehuar në një shtëpi me qira që paguhet nga shteti, deri sa të përfundojë ndërtimi i banesave të reja, ose rindërtimi i shtëpisë së dëmtuar.

Teksa ka folur me familjarët, kryeministri Rama nuk i kurseu batutat edhe me fëmijët.

Njërit që i pëlqente piktura, Rama e këshilloi që të mos hiqte dorë, pasi sido që të vinte puna, do të kishte një zanat.

“Mos e ndaj pikturën. Do bëhesh bojaxhi si puna ime. E ke një zanat në xhep, sido që të vijë puna gjithmonë ka nevojë për bojaxhi. Se gjithmonë duhet bojaxhiu.”, i tha ai.

Ndërkohë që kreu i qeverisë refuzoi një ëmbëlsirë që e zonja e shtëpisë i ofroi

“Jam vetë i ëmbël, po marr këtë portokallen”, i tha.

E në largim e ripërsëriti këshillën për fëmijën: “Mos harro. Të gjithë këto shtëpi që do bëhen kanë nevojë për bojaxhi”, duke nënkuptuar se shpejt për ta do të ngrihet një banesë e re.

Rama shoqërohej edhe nga kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli.

Të fundit