Flash News

KRYESORE

Rama viziton Thumanën, PD: U kthye pa dhënë llogari për humbjen e jetëve të 24 njerëzve të pafajshëm

Rama viziton Thumanën, PD: U kthye pa dhënë llogari për

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me vizitën që kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar sot në Thumanë.

Duke akuzuar kryeministrin për show dhe papërgjegjshmëri, Bardhi kujton dy pallatet e shembura në Thumanë, teksa thekson se Rama është i detyruar t’u thotë shqiptarëve çfarë permbanin aktet e konstatimit.

Reagimi i Bardhit

Spektakli i shëmtuar i Edi Ramës në Thumanë me shtëpitë që i ka detyrim ligjor për t’i ndërtuar është i papranueshëm dhe nuk e shpëton dot atë dhe bashkëpunëtorët e tij nga përgjegjësia morale, politike dhe penale.

Ai është kthyer në vendin e krimit shtetëror pa dhënë llogari për humbjen e jetëve të 24 njerëzve të pafajshëm.  Në javën e tretë pas tërmetit, Edi Rama hesht për përgjegjësitë direkte të Komitetit të Emergjencave, të drejtuar prej tij dhe të Bashkisë së Krujës, përse banorët e pallateve të shembura në Thumanë u lejuan të jetojnë aty pas tërmetit të 21 Shtatorit.

Edi Rama është i detyruar t’u thotë shqiptarëve çfarë permbanin aktet e konstatimit për dy pallatet e shembura me 26 Nëntor, çfarë masash u morën dhe kush i lejoi banorët të futeshin në pallate të pasigurta pas 21 Shtatorit”, shkruan Bardhi.

 

 

Të fundit