Flash News

KRYESORE

Rama zbardh paketën e riatdhesimit, sa para do mbulojë qeveria gjatë qëndrimit 14-ditor në hotele

Rama zbardh paketën e riatdhesimit, sa para do mbulojë qeveria

Kryeministri Edi Rama ka zbardhur detaje nga paketa e riatdhesimit, sot kur nisin të bëhen prenotimet e para për fluturimet që nisin të shtunën nga Roma.

Sipas Ramës, paketa do të jetë 100€ për fluturimin që do të paguhen nga personi dhe 21€ në ditë për akomodimin 14-ditor në hotel, prej të cilave 14€ do të mbulohen nga qeveria për fjetjen e shërbimin, ndërsa vetëm 7€ do të paguhen nga personi për ushqimin

“Besoj se kjo paketë është mëse e arsyeshme. E falenderoj Air Albanian dhe operatorët turistikë për mirëkuptimin dhe kontributin e tyre me zemër shqiptare në këtë nisëm aspak të lehtë, për situatën e ndërlikuar që po kalojmë.

çmimi i biletës do të variojë sipas destinacioneve, ndërsa pagesa e hotelit karantinë do të jetë fikse për të gjithë natyrisht’, sqaron Rama në një status në rrjetet sociale.

https://politiko.al/kthehen-me-kusht-qe-te-karantinohen-rama-tregon-gabimin-qe-beri-singapori-me-riatdhesimet/

Të fundit