Flash News

KRYESORE

Rama zbardh takimin me presidentin e PE: Mik i mirë i shqiptarëve, jo symbyllur, s’na përdor për axhenda politike

Rama zbardh takimin me presidentin e PE: Mik i mirë i shqiptarëve, jo

Kryeministri Edi Rama ka zbardhur takimin me presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli, i cili ka ardhur në një vizitë dy-ditore në Tiranë.

Sipas Ramës, Sassoli është një mik i mirë i shqiptarëve dhe ka dhënë kontribut të vyer në përpjekjen për të formësuar imazhin e vërtetë të Shqipërisë.

‘Zoti Sassoli është një mik i kahershëm i shqiptarëve dhe mbështetës i palëkundur i procesit të zgjerimit si dhe procesit të integrimit të plotë të Shqipërisë në BE, një mik i mirë por jo symbyllur. Ka dhënë kontribut të vyer në përpjekjen për të formësuar imazhin e vërtetë të Shqipërisë, duke u munduar me një luftë kundër paragjykimeve. Ne jemi mësuar me këto fjalë si koncepte të përsëritura nga njerëz dhe grupe që nuk e njohin Shqipërinë por e përdorin si axhenda politike", tha Rama, i cili preku edhe nisjen e operacionit të parë në terren të forcës së ligjit, në sajë të paketës anti-KCK.

"Vizita e tij përkon me operacionin e parë në terren të forcës së ligjit dhe ia shpjegove skemën e organizimin dhe programin e operacionit se besoj se më herët do përçojë mesazh bindës në opinionin publik shqiptar dhe atë ndërkombëtar për sa seriozë jemi ne për ta ndryshuar këtë vend.

Ky operacion ka sukses të garantuar se është në vazhdën e reformës në Drejtësi dhe është produkt me një strukturë të SPAK dhe Gjykatën Speciale”, tha Rama.

Të fundit