Flash News

KRYESORE

Rama zbardh takimin me Yuri Kim: Koincidencë e bukur ç’miratuam më pas në mbledhjen e qeverisë

Kryeministri Edi Rama ka zbardhur detaje nga takimi i sotëm me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim.

Sipas Ramës, në këtë takim u diskutua rreth prioriteteve të përbashkëta mes dy vendeve aleate, ndërsa më pas në mbledhjen e qeverisë u miratua paketa ‘anti-KÇK’.

“Takimi i mirëseardhjes së ambasadores amerikane Yuri Kim me fokus në prioritetet e përbashkëta si dy vende aleate.

Koincidencë e bukur mbledhja e mëpastajme e qeverisë, ku kaluam paketën AntiKÇK&Ligjin Special për masat pasurore ndaj krimit të organizuar”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Nga ana tjetër, pas takimit ka reaguar edhe ambasada e SHBA në Tiranë.

Të fundit