Flash News

KRYESORE

Rama zbulon detaje nga plani me Merkel: Si u dakordësuam në shtimin e donatorëve për Shqipërinë

Rama zbulon detaje nga plani me Merkel: Si u dakordësuam në shtimin e

Pas takimit me kancelaren Merkel të zhvilluar sot në Berlin, kryeministri Edi Rama dha një intervistë për Top Channel.

I pyetur nga gazetari Muhamed Veliu mbi deklaratën e kancelares Merkel lidhur me ndihmën që Gjermania do të japë për Shqipërinë në Konferencën e Donatorëve, Rama tregoi detaje mbi një plan dakordësimi.

Kryeministri tha se plani është që do të kontaktohen shtete jo vetëm brenda BE, por edhe jashtë saj, që mund të kontribuojnë për Shqipërinë.

“Kancelarja është një person shumë i dhënë pas shifrave dhe jam i mbresuar nga hollësitë që ajo dinte rreth invetarit të dëmeve. Është tërësisht e angazhuar ta mbështesë konferencën e donatorëve jo thjesht si pjesëmarrës. Dakortësuam bashkë një plan veprimi për të kontaktuar jo vetëm brënda por edhe jashtë BE me të tjera shtete që mund të japin një kontribut për këtë proces”, tha Rama.

Më tej ai sqaroi se nuk ka një shifër konkrete për ndihmën që Gjermania do të japë për Shqipërin, pasi kjo lidhet me raportin final.

“ Nuk folëm ekzaktësisht për këtë sepse ky është një proces shumë i lidhur me raportin final të hartuar në bashkëpunim me ekspertët e BE dhe bankës botërore që bëhet zyrtar më datë 4 shkurt dhe nga ana tjetër është një proces që askush nuk i nxjerr kartat i pari pasi kërkon të shohë të tjerët”, sqaroi kryeministri.

Rama foto nga avioni: Për në Berlin për takimin me kancelaren Merkel

Të fundit