Flash News

KRYESORE

Rama zbulon emrin e kryenegociatorit të Shqipërisë për integrimin në BE: Nuk ka hezituar të kritikojë as qeverinë

Kryeministri Edi Rama ka bërë publik sot emrin e kryenegociatorit të ekipit të Shqipërisë në procesin e integrimit në BE.

Bëhet fjalë për diplomatin e karrierës Zef Mazi, sipas kryeministrit një personalitet i gjithëpranuar, pasi nuk ka hezituar të kritikojë edhe qeverinë.

“Kemi ngritur grupin negociator, ka ardhur momenti që bëjmë të ditur edhe kryenegociatorin i cili është një personalitet, edhe pse nuk ka heziuar të kritkojë edhe qevrisë tonë, personalitet i diplomacisë shqiptare, i gjithëpranuar për dijen dhe aftësitë e tij në pozicione të ndryshme kur ka kryer misione të diplomacisë tonë, ambasadori Zef Mazi. Me një një grup të mirëpërzgjedhur do jenë regjia e betejes për negociatat, që zhvillohet në fushën e dijes dhe vullnetit për të cuar me shpejtësi para procesin në shumë drejtime”, tha Rama.

Të fundit