Flash News

KRYESORE

Rama zbulon pse nuk i përfshiu në qeveri Beqajn, Kodhelin dhe Çuçin: Dështuan!

Rama zbulon pse nuk i përfshiu në qeveri Beqajn, Kodhelin dhe

Gati tetë muaj pas krijimit të qeverisë së re, kryeministri Edi Rama ka zbuluar sot se përfshiu aty disa nga ish-ministrat e qeverisë së parë dhe që kishin marrë vëmendje të madhe mediatike.

Gjatë fjalimit në Asamble, kur po kritikonte punën e drejtorëve politikë në qarqe, Rama theksoi se mësimi i mëparshëm është shumë i qartë, ata drejtues që janë edhe ministra dhe nuk realizojnë me sukses punën në qarqe, do të shkarkohen nga postet qeveritare.

“Përgjegjësia mblidhet tek udhëheqësit politik të qarqeve. Disa prej tyre kanë jo dy kunguj, por dy bostanë të mëdhenj nën sqetull, duhet t’i mbajnë. Nëse nuk i mbajnë dot, mësimi i mëparshëm është shumë i qartë, do lënë bostanin e qeverisë dhe do të mbajnë bostanin e partisë”, u shpreh Rama.

Përpara zgjedhjeve të 25 qershorit ishin tetë ministra (disa  të shkarkuar pak përpara zgjedhjeve) që drejtonin edhe strukturat e Partisë Socialiste në Qarqe. Por me krijimin e qeverisë së re, vetëm katër prej tyre u rikonfirmuan me një post ministror, të tjerët sipas kriterit të Ramës, dështuan me punën në parti.

Pesë muajt vendimtarë për gjashtë ministra të qeverisë, kërcënohen me shkarkim nga detyra

Drejtuesit e PS në qarqe përpara zgjedhjeve të 25 qershorit:

Qarku Tiranë – Saimir Tahiri, ministër i Brendshëm (i shkarkuar pak muaj përpara zgjedhjeve). Nuk u rikonfirmua në qeveri.

Qarku Kukës – Ilir Beqja, minisër i Shëndetësisë (i shkarkuar pak muaj përpara zgjedhjeve). Nuk u rikonfirmua në qeveri.

Qarku Dibër – Mimi Kodheli, ministre e Mbrojtjes (e shkarkuar pak muaj përpara zgjedhjeve). Nuk u rikonfirmua në qeveri.

Qarku Gjirokastër – Bledi Çuçi, ministër për Çështjet Vendore (i shkarkuar pak muaj përpara zgjedhjeve). Nuk u rikonfirmua në qeveri.

Qarku Durrës – Vangjush Dako

Qarku Elbasan – Taulant Balla

Qarku Fier – Gramoz Ruçi

Qarku Korçë – Niko Peleshi

Qarku Shkodër – Ditmir Bushati, ministër i Jashtëm. U rikonfirmua në qeveri.

Qarku Lezhë – Lindita Nikolla, ministre e Arsimit (e shkarkuar pak muaj përpara zgjedhjeve). U rikonfirmua në qeveri.

Qarku Berat – Blendi Klosi, ministër i Mirëqënies Sociale (i shkarkuar pak muaj përpara zgjedhjeve). U rikonfirmua në qeveri.

Qarku Vlorë – Damian Gjiknuri, ministër i Energjisë. U rikonfirmua në qeveri

Edi Rama ‘gozhdon’ Elisa Spiropalin në Asamble: Nuk e ka bërë punën për të cilën është zgjedhur

Të fundit