Flash News

KRYESORE

Rama zbut tonet me studentët: Më të mirët do punojnë pa konkurs në administratën publike

Rama zbut tonet me studentët: Më të mirët do punojnë pa

Kryeministri Edi Rama ka bërë publike vendimet e marra në mbledhjen e qeverisë, sa i takon pikave të studentëve, pas dy javësh protesta.

Pasi ofroi disa opsione për zgjidhjen e 8 pikave, Rama deklaroi se për studentët më të mirë do të ketë në dispozicion vende të posaçme pune në administratën publike, pa konkurs.

“Jam i bindur që dialogu do vijojë dhe ndërkohë dokumenti strategjik do i ofrohet studentëve për ta vlerësuar që të kemi një marrëveshje mes qeverisë dhe studentëve.

Në administratën publike do të jenë në dispozicion të studentëve më të mirë vende pune. Do ketë VKM për punësimin e të rinjve më të mirë në institucionet e administratës shtetërore, nisur nga problemi me mungesën e eksperiencës kur ata kërkojnë punë, pra për ta kapërcyer këtë ngërç. Do bëjmë publike në vijim vendet e lira pa konkurs me kreditit e arritjeve në universitet.

Brenda 6 mujorin e parë të vitit do jetë në dispozicion, përfitojnë edhe ata të privatit,  përfshirë edhe Hipotekën, Aluizni, administratën jo publike. Një nga gjërat e mira të kësaj proteste është që të thyejmë disa korniza, do bëjmë histori duke goditur dinozaurin e administratës që është ushqyer në bakllavanë e partive politike”, u shpreh Rama.

Të fundit