Flash News

KRYESORE

Rama "zgjidh qesen" për Rrugën e Arbërit", 1 miliard për rindërtim, asnjë tarifë për kalimin e automjeteve

Rama "zgjidh qesen" për Rrugën e Arbërit", 1

Pas çeljes së fondit për Rrugën e Arbërit, kryeministri Rama ka publikuar në facebook lajmin që u bë publik dje, finalizimin e një procesi të stërzgjatur, sikurse e quan ai vetë ndërtimin e Rrugës së Arbërit. Kryeministri shkruan ndër të tjera se ky investim është çelja e programit ” 1 miliardë dollarë për rindërtim”. Rruga duhet të mbyllet brenda mandatit të dytë të Ramës dhe, për aq kohë sa ai do jetë kryeministër, nuk do ketë tarifa për kalimin e automejteve. Ndërtimi i kësaj rruge do jetë sfida e parë e Ramës në një investim serioz dhe të madh, pasi katër vitet që shkuan nuk pati asnjë  km rrugë të ndërtuar, madje nuk përfunduan as ato që ishin në proces gjatë Qeverisë Berisha. Po punohet për mbylljen e rrugës së Elbasanit, për rrugën Qukës – Qafë Plloçë etj.

Ja postimi i plotë:

“Drejt finalizimit një proçes i stërzgjatur në vite që do të kurorëzohet, siç është premtuar brenda vjeshtës me nisjen e punimeve.

Është çelur dje koncesioni për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës së Arbrit, me një vlerë prej 33,6 mld lekë të reja. Ofertat do të priten deri në dt 2 tetor 2017 dhe komisioni do të shpallë fituesin brenda 60 ditëve nga data e mbylljes së ofertës. Për kalimin me automjet në këtë aks, nuk do t’ju duhet të paguani asnjë tarifë.”

Të fundit