Flash News

KRYESORE

Rama zotohet në miratimin e anti-shpifjes: Mbështetja më e madhe e kësaj pakete janë biznesmenët

Rama zotohet në miratimin e anti-shpifjes: Mbështetja më e madhe

Kryeministri Rama ka shprehur bindjen e plotë për kalimin në parlament të paketës anti-shpifje. I pyetur nga gazetarët, Rama është shprehur se “miratimi i kësaj pakete nuk është për t’i mbyllur gojën medias së lirë dhe gazetarëve, por për t’u dhënë mundësinë të mbrohen personave që janë pjesë e sulmeve të pabaza.”

"Ndër personat më të interesuar janë biznesmenët që shantazhohen çdo ditë", tha Rama.

Ligji do kalojë jo për të mbyllur gojën e gazetarëve, por që të gjithë të flasin dhe të mbrohen ata që janë pjesë e sulmeve të pabaza. Ligji u diskutua për 1 vit dhe me OSBE, u nisëm me modelin gjerman, na u tha që nuk është demokratik, vazhduam me modele kroate dhe të tjera dhe më pas bëmë një shumë demokratik, të mbështetur në konsulencë me OSBE.

Sipas këndvështrimit tim ligji nuk trajton plagën apo atë murtajën e shpifjeve, sulmet personale dhe diskriminimin, por ofron mundësinë që njerëzit të mbrojnë veten kur gjendjen të sulmuar. Kur po flisnim për këtë ligj mbështetja më e madhe erdhi nga njerëzit e biznesit se ata shantazhohen çdo ditë”, theksoi ndër të tjera Rama, teksa shtoi se paketa nuk përbën asnjë shkelje të parimeve demokratike.

Kryeministri po ashtu vuri në dukje se do të vlerësohen rekomandimet e ‘Venecias’ një nga një dhe më pas do të bëhet miratimi i ligjit.

“Ne e dërguam ligjin në Komisionin e Venecias. Ajo nuk tha se ligji është në kundërshtim me parimet demokratike, ka dhënë disa rekomandime që do i vlerësojmë një nga një dhe do ta miratojmë ligjin, se në këtë xhungël lajmesh të rreme, sulme dhe keqedukim të të rinjve, shkelje të etikës së medias duhet që njerëzit të kenë të paktën të drejtën të mbrohen përballë dikujt që fshihet pas anonimatit dhe burimeve të jashtme. Është e thjeshtë. Kjo nuk mund të vazhdojë, ju këshilloj të gjithëve të shihni filmin: Dilema sociale”, është shprehur kryeministri Rama.

Të fundit