All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Rama: Zyrat e Punës kanë punësuar 10 mijë persona, por pagat janë të ulëta

Rama: Zyrat e Punës kanë punësuar 10 mijë persona, por pagat
All - Paragraf - 1

Kryeministri Edi Rama thotë se deri më tani, përmes Zyrave të Punës janë punësuar afro 10 mijë të persona në të gjithë vendin.

All - Paragraf - 3

“Presim rezultatet e majit por bazuar në Marsin dhe Prillin ku filloi një proces i organizuar ndryshe me objektiva për çdo Zyrë Pune dhe me projeksionet e Majit, deri tani prekim tavanin e 10 mijë individëve të punësuar vetëm nga Zyrat e Punës”, deklaroi Rama nga Berati teksa vizioni panairin e Punës të hapur në këtë qytet.

25 vijë të punësuar përmes Zyrave të Punës është objektivi i qeverisë deri në fund të vitit, tha Rama, edhe pse e pranoi se rrogat që ofrojnë këto vende pune, në një pjesë të konsiderueshme janë të ulëta.

“Objektivi për 25 mijë deri në fund të vitit vetëm nga Zyrat e Punës, pavarësisht çfarë punësime bëhej jashtë këtij procesi ku kompanitë bëjnë proceset e tyre, është i realizueshëm edhe është një objektiv domethënës për të thënë që kush vërtetë do punë dhe nuk pret në kafe një punë në shtet, mund të fillojë një punë. Natyrisht që në një pjesë të konsiderueshme këto vende pune janë me paga më të ulëta por ama fillohet me pagë të ulët, pastaj fillon rritet”, deklaroi Rama.

Të fundit