Flash News

KRYESORE

“Ramaformë”, vjen përgjigja e parë nga PS për Ilir Metën: Baba Xhikes nuk i iket pa e vrarë atë dreq reforme

“Ramaformë”, vjen përgjigja e parë nga PS për

Vjen reagimi i parë nga Partia Socialiste, pas deklaratave të presidentit Ilir Meta, i cili e quan Reformën në Drejtësi me termin ‘Ramaformë’.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i përgjigjet Metës përmes një reagimi në rrjetet sociale, të cilin e quan ‘baba Xhike’, se nuk i iket pa e “vrarë” Reformën në Drejtësi.

“Baba Xhikja na la po Reformën në Drejtësi meazallah se e lëshon në rrokullimën e tij të zhurmshme! Ajo i del në gjumë, në ujë, në bukë, madje edhe në rrugë. Të shkretit Baba Xhike nuk i iket pa e vrarë atë dreq reforme, që e sheh si top, tank, kundërshtar, agresor ndërkombëtar!”, shkruan Spiropali.

Më herët, Meta shkroi se shembulli më perfekt, i transformimit të këtij proces historik nga kreu i qeverisë, është momenti kur Kolegji Zgjedhor duke shqyrtuar hallin e Idajet Beqirit, kreu i PUK, trukoi se kishte rrëzuar Dekretin e Presidentit.

Meta publikon reflektimin e parë për “Ramaformën”: Shembulli i shkeljes, vendimi i Kolegjit për Idajet Beqirin

Të fundit