Flash News

KRYESORE

"RamaVirusi po çon biznesin e vogël drejt falimentit"/ Basha takim me banorë e sipërmarrës në Njësinë 11, tregon rrugën për zgjidhjen e krizës

"RamaVirusi po çon biznesin e vogël drejt falimentit"/

Kreu i partisë Demokratike Lulzim Basha vijon turin e tij të takimeve me përfaqësuesit e biznesit të vogël.

Nga Njësia Administrative nr. 11 në Tiranë, Basha thekson se “rritja e çmimeve, rënia e fuqisë blerëse, pagesat e larta dhe afrofe të dritave dhe të ujit, papunësia në rritje, mungesa e mbështetjes nga qeveria po e çojnë biznesin e vogël në këtë zonë drejt falimentit”

“Kjo qeveri që ka dëshmuar në 7 vite se prioriteti i saj nuk janë qytetarët dhe biznesi i ndershëm, por një grusht njerëzish që grabisin çdo të mirë të këtij vendi”, thekson Basha.

“Gjatë takimeve me banorë dhe sipërmarrës të vegjël në Njësinë Administrative Nr. 11 në Tiranë, ndamë shqetësimet për krizën e thellë ekononomike që ka prekur shqiptarët e në veçanti biznesin e vogël që po mbyll dyert çdo ditë.

Rritja e çmimeve, rënia e fuqisë blerëse, pagesat e larta dhe afrofe të dritave dhe të ujit, papunësia në rritje, mungesa e mbështetjes nga qeveria po e çojnë biznesin e vogël në këtë zonë drejt falimentit. Rreth 60 biznese ulin qepenat çdo ditë dhe familjeve të tyre u shterrojnë mundësitë për të mbijetuar.

RAMAVIRUSI po shkatërron dita-ditës shtyllën kurrizore të ekonomisë shqiptare, biznesin e vogël.

Kjo krizë e thellë ka vetëm një zgjidhje: Kthimin e vëmendjes tek qytetarët, duke u dhënë atyre një qeverisje normale.

Askush nuk pret më asgjë të mirë nga kjo qeveri që ka dëshmuar në 7 vite se prioriteti i saj nuk janë qytetarët dhe biznesi i ndershëm, por një grusht njerëzish që grabisin çdo të mirë të këtij vendi.

Së bashku me qytetarët do të sjellim ndryshimin në këtë vend e do të ndërtojmë një qeverisje normale, që të garantojë ringritjen ekonomike, vende pune e një jetë më të mirë për çdo shqiptar”, shkruan Basha.

Të fundit