Flash News

KRYESORE

"Ramës i bëhet presion nga ndërkombëtarët për ndryshimet kushtetuese", Nazarko: Loja e minutës së fundit është interesante

"Ramës i bëhet presion nga ndërkombëtarët për

Analisti Mentor Nazarko ka komentuar zhvillimet e fundit politike përsa i përket Reformës Zgjedhor, duke filluar që nga pjesëmarrja e kryeministrit Rama në tryezën e Këshillit Politik mbrëmjen e djeshme e për të vijuar më pas tek reagimet e ndërkombëtarëve. Në një intervistë për “Opinion”, Nazarko është Rama ka presione jopublike nga ndërkombëtarët sa i përket propozimeve për marrëveshjen e 5 qershorit. Ndërkaq, referuar opozitës parlamentare, analisti shprehet se dashur padashur ata janë kthyer në një faktor, pra janë në qendër të politikës së brendshme dhe kreut të qeverisë i leverdisë të luaj vallen e tyre.

“Rama duhet të ketë presione ndërkombëtare, me gjasa, që nuk janë publike. Ka një moment që nuk analizohet në mënyrën e duhur, që është fati, loja politike që bën sot opozita parlamentare. Në momentin kur ata kanë jetuar disa kohë nën fokusin e prozhektorëve, sot po bëjnë lojën e tyre maksimale për të nxjerrë përfitimin më të madh të mundshëm. Kjo i bën që ata të kenë ndikim. Ata luajnë me të gjitha palët. Ramës i leverdis që të bëjë vallen e tyre”, ka thënë Nazarko.

Referuar mesazheve të ndërkombëtarëve dhe se sa e favorizojnë Ramën këto mesazhe, Nazarko përgjigjet se ekziston një presion mbi kryeministrin nga ana e ndërkombëtarëve dhe se qëndrimet e tyre nuk janë pro tij. Megjithatë, sipas analistit “loja e minutës së fundit është interesante”.

“‘Nuk pati tym të bardhë’ nga oxhaku i Këshillit pas takimit të djeshëm. Rama ka dashur të dëgjojë propozimet e opozitës, në vetë të parë dhe t’ i flasë po ashtu. Ai ka dashur t’i tregojë opozitës s’e dëgjon në vetë të parë. E ka ditur që Basha ka përdorur si pretekst vizitën në Kosovë për të thënë se; “Nuk jam, jo se i shmangem dialogut”. Basha ka treguar idenë se propozimet për Kushtetutën duhet të merren në konsideratë në këtë institucion faktik, jo juridik, siç është Këshilli. Rama duhet të ketë presione ndërkombëtare, me gjasa, që nuk janë publike. Ka një moment që nuk analizohet në mënyrën e duhur, që është fati, loja politike që bën sot opozita parlamentare. Në momentin kur ata kanë jetuar disa kohë nën fokusin e prozhektorëve, sot po bëjnë lojën e tyre maksimale për të nxjerrë përfitimin më të madh të mundshëm. Kjo i bën që ata të kenë ndikim. Ata luajnë me të gjitha palët. Ramës i leverdis që të bëjë vallen e tyre. Ndryshimet kushtetuese u propozuan nga 28 deputetë, por Rama është zëri më i fortë që i mbron.

Përsa iu përket sinjaleve që vijnë nga SHBA dhe BE, nëse i referohemi pjesës publike, duket që ndërkombëtarët kujdesen ta ruajnë sovranitetin e Shqipërisë, “mos e prekni marrëveshjen!”. Sot në lidhje me çeljen e negociatave me BE, zërat më të fuqishëm janë kancelaritë. Kur vjen puna për mesazhet jopublike, shihet nga vajtja e Ramës në Këshill se ekziston ky presion. Ndërkombëtarët mendoj se i thonë Ramës: “Të lutem, mos e zgjasni!”. Sot do ketë dhe takim mes Ramës dhe Murrizit.

Ramën nuk e favorizojnë këto mesazhe. Por loja e minutës së fundit është interesante. Po bëhet lojë deri më 30 korrik. Kjo ka impakt elektoral. Edhe PS dhe PD luajnë. Nga tonet që kanë palët në publik, unë vë re se ka përpjekje për protagonizëm. Ky konstruktivitet është i shëndetshëm. E pres një zgjidhje që mund të ngjajë që t’i kënaqë te gjithë. Se di se çfarë pazari mund të luhet. Faktor interesant janë ata deputetë të opozitës parlamentare. Ata mund të përpiqen të tentojnë të afishojnë në këto zgjedhje një listë të tyre. Ata mendojnë se kanë një zë në këtë kapitull. Mendoj se ata janë në origjinë të kësaj që po ndodh.

PS është e favorizuar si partia më e madhe. Është në një pozitë të tillë, sepse luan qoftë me Bashën, duke i thënë se; “Do e bëjmë marrëveshje, apo ta bëjmë me LSI?!”, më pas i thonë LSI; “Do e bëjmë marrëveshjen, apo ta bëjmë me Bashën?!”. Është kohë pazaresh. Të gjithë po bëjnë pazaret e tyre.

Kjo narrativë kunder PS është ngritur mbi atë që; ‘nuk i kemi votat në Kuvend’….

Le të imagjinojmë sipas narrativës që ka pasur PD dhe LSI se- “Ata që janë aty janë të blerë nga Rama!”.- është propagandë banale politike. Po çfarë i pengon ata që të mos bëjnë tani çfarë do Rama?! Ata sot e kanë çmimin më të lartë në Pazar ; kanë arritur pjekurinë maximale pasi paraqiten si grup. Ata po thonë se; “Ne jemi përfaqësues, jemi të ligjshëm në këto karrige”. Kanë paksa të drejtë, pasi ka pjesë të publikut që nuk ndihen të përfaqësuar as nga PS dhe as nga PD”, ka thënë ndër të tjera Nazarko.

Të fundit