Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Fitim Zekthi
Është e pamundur të gjesh ndokund në botë ndonjë qeveri që të thotë se ajo është diktaturë apo tirani. Ilham Alijev, presidenti i Azerbajxhanit tha disa kohë më parë se “vendi i tij po ecte i sigurt në rrugën e demokracisë”. Presidenti i Zimbabves, Robert Mugabe, tha në vitin 2013 se, në vendin e tij “demokracia po u ofrohej njerëzve siç ofrohet një pjatë me gjellë”. Drejtuesit e Kinës ka vite që flasin për demokraci konsultative. Madje edhe Koreja e Veriut flet për demokraci.
Në fakt, një demokraci është plotësisht e varur nga kontrolli dhe ndarja e pushteteve, nga liria e medias dhe konkurenca në ekonomi. Është e qartë se kur kryeministri shqiptar, Rama, flet për reforma që do të bëjnë hapjen e negociatave, për reforma që afrojnë vendin me BE, për reforma që do të instalojnë shtetin e të drejtës, për të parë nëse është ashtu si thotë ai, duhet të shohim se si është çështja e ndarjes së pushteteve, liria e medias dhe ajo e konkurencës në ekonomi, më së paku.
Regjimet me ngjyra totalitare kanë aftësinë t’u shfaqin njerëzve një pamje tjetër të tyren, kanë aftësinë që nëpërmjet mjeteve të pushtetit t’i bëjnë njerëzit të mos e shohin gjendjen dhe, në një masë të madhe, ta pranojnë atë.
Në një ese të jashëtzakonshme filozofi Sllavoj Zhizhek shkruan se çfarë do të bënte ai nëse do të ishte një diktator apo lider totalitar për të mbajtur pushtetin. Ai përshkruan disa detaje nga romani ‘Gjiri i Havanës’ ku flitet për nëj grup armiqësor që donte të rrëzonte nga pushteti liderin kubanez apo që punonte kundër qeverisë dhe popullit të Kubës. Duke qenë se lideri kubanez ishte i vetëdijshëm për pakënaqësitë që gëlonin ndaj tij në popull, por edhe në elitën drejtuese të parties, atëherë ai gjeti një grup armiqësor ose gjeti armiq që duhet të ishin përgjegjës për rezultatet e dobëta. Zhizek thotë se gjetja e armiqve do të ishte një nga gjërat e para që do të bënte ai në mënyrë që të sundonte.
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, prej kohësh është duke vepruar në këtë mënyrë. Ai, nuk ka rast që të mos bëjë përgjegjëse për rezultatet e dobëta opozitën. Ditën që Komisioni Europian nxori vendimin për hapjen e negociatave Rama tha se “…opozita la kockat për të penguar hapjen e negociatave”. Më herët, Kryeministri e ka fajësuar opozitën se mbron krimin e organizuar, se pengon reformën në drejtësi. Në një rast të pazakontë madje ai arriti deri atje sa të thotë se autorët e sjelljes në Shqipëri të 620 kilogramëve kokainë, një sasi që kap vlerën e 180 milionë eurove, gjenden në drejtimin e opozitës.
Gjëja e dytë që do të bëja, thotë Zhizhek, nëse do të sundoja do të ishte ulja e standardit të jetesës së njerëzve. Zhizhek thotë se faraonët në Egjiptin e vjetër ndërtonin të gjithë piramida. Kur Faraoni Keops kërkoi të mos ndërtojë një piramidë si paraardhësit e tij, këshilltarët iu sulën të trembur dhe i thanë se duhet patjetër të ndërtonte një piramidë sepse ndërtimi i saj do t’i bënte njerëzit të varfër, do t’i hutonte dhe për pasojë të bindur. Faraoni vendosi të ndërtojë një piramidë shumë të madhe, edhe më të madhe se sa të paraardhësve, në mënyrë që të mobilizonte të gjitha burimet ekonomike të vendit të tij dhe të harxhonte të gjitha energjitë e njerëzve. Ndërtimi i piramidës do t’i drobiste ekonomikisht njerëzit të cilët, nga ana tjetër, do të mendonin se po merrnin pjesë në një vepër të madhe, më të madhen të ndërtuar ndonjëherë. Vendi do të jetontë në një varfëri të plotë, por njerëzit nuk do ta kuptonin fare se çfarë po bën sunduesi me ta dhe me ekonominë e tyre.
Në fakt, këtë gjë është duke e bërë në mënyrë të përpiktë kryeministri shqiptar, Edi Rama. Ai, në vitin 2013, kur erdhi në pushtet, tha se do të ulte borxhin e madh që kishte krijuar qeveria Berisha. Fillimisht thirri një kompani të huaj, Deloitte and Touche, për të llogaritur borxhin. Më pas mori borxh për vete. Deri në vitin 2017 borxhi i marrë nga qeveria Rama ishte 1,7 miliardë euro. Gjatë pesë viteve qeveria ka shtruar me pllaka dhe ka ndërtuar shatërvanë në qendra qytetesh në një projekt të quajtur ‘Rilinjda Urbane’. Projekti ka kushtuar më shumë se 200 milionë euro. Qeveria i ka shpenzuar paratë në masën më të madhe për paga, shpenzime operative (dmth mirëmbajtje zyrash, telefona, dieta, krijim dhe ndërrim ministrish etj). Të gjitha këto shpoenzime nuk sjellin rritje në ekonomi dh as vende pune. Ndërkohë ka dhënë koncesione me vlera shumë të mëdha, të cilat shkatërrojnë buxhetin dhe varfërojnë ekonominë. Koncesionet në shëndetësi si check up, ai i sterilizimit të pajisjeve kirugjikale, koncesionet në shërbime, apo të tjera, nuk sjellin asnjë rritje në ekonomi, përkundrazi ato vetëm boshatisin buxhetin. Qeveria, për ta rraskapitur plotësisht popullin dhe ekonominë, ka nisur një projekt me anë të cilit biznesi do të marrë 1 miliardë euro borxh në banka, borxh që do ta paguajë qeveria. Pra, tmerri bëhet edhe më i madh. Fuqia blerëse ka rënë ndjeshëm, taksat janë rritur, njerëzit janë më të varfër. Qeveria Rama, si për të ndjekur me saktësi këshillën e Zhizhekut, thotë se po “bën shtet”. Pra, ajo thotë se gjithë ky harxhim energjie, gjithë këto shpenzime po bëhen për të “ndërtuar shtet”. Në kushte të tilla mjerimi njerëzit nuk kanë ç’bëjnë, vetëm se të ndjehen mirë që “po bëhet shtet”. Ata nuk kanë më mundësi të reagojnë apo edhe të kuptojnë se çfarë po ndodh.
Në këto kushte, Rama dhe qeveria e tij e kanë të thjeshtë të thonë se vendi po ecën drejt konsolidimit të demokracisë apo të shtetit ligjor dhe futjes në BE. Në fakt, sot vendi nuk ka Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë është e paralizuar, por rraskapitja ekonomike i shtyn njerëzit të ndjehen pjesë e “ndërtimit të shtetit” më shumë se sa të shohin ç’po ndodh me gjykatat. Sot vendi nuk ka Prokurori të pavarur pasi drejtuesja e saj është zgjedhur nga qeveria. Jemi ndoshta i vetmni vend në botë në kushte të tilla. Sa i takon lirisë së medias, mjafton të thuash se televizionet transmetojnë kronika nga “festa e fërgesës” që bëhet në fshatin e Kryeministrit nga kryetari i bashkisë Veliaj dhe nuk transmetojnë asgjë nga protesta për shembjen e Teatrit Kombëtar. Ndërsa liria apo konkurenca në ekonomi nuk ekziston. Koncesionet i kanë marrë bizneset lidhur me qeverinë, tenderët i fitojnë biznese të lidhura me qeverinë. Kjo është demokracia për të cilën flet qeveria sot.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38