Flash News

KRYESORE

Ramos injoron Mourinho, portugezit nuk do t'i pëlqejë

Ramos injoron Mourinho, portugezit nuk do t'i pëlqejë

Sergio Ramos ka folur nga një konferencë për shtyp në krah të trajnerit Zinedine Zidane. Ai dha mendimin e tij para sfidës me Galatasarayn dhe theksoi se ekipi është i gjithi me Zidane dhe nuk ka dyshime për këtë.

Zidane - "Të gjithë e dinë se ne jemi deri në vdekje me Zidane. Ne do t'i tregojmë të gjithëve se jemi një skuadër e bashkuar dhe do të zhvillojmë ndeshje të mira. Ne e ndjekim në stërvitje dhe japim maksimumin".

Mourinho - "Ne duhet të vazhdojmë në rrugën tonë. Nuk duhet të merremi me mendimet e njerëzve. Zidane është i mësuar të jetojë në situata të tilla. Ne varemi nga rezultatet. Nuk duhet që të ndikojnë lavdrimet dhe kritikat te ne, jemi mësuar tashmë".

Falcao - "Kënaqësi që do e kem dhe kundër. Falcao është një lojtar i madh dhe për mua ka qenë gjithmonë një '9' i madh".

Galatasaray - "Nuk kemi asnjë alternativë tjetër vetëm të fitojmë. Nuk ka rrugë të mesme në këtë pikë. Duhet vetëm të fitojmë".

Të fundit