Flash News

KRYESORE

Ramos thumbon Ronaldon: Topi i Artë u jepet atyre që kanë më shumë marketing

Ramos thumbon Ronaldon: Topi i Artë u jepet atyre që kanë më

Kapiteni i Realit të Madridit, Sergio Ramos,  vazhdon të lavdërojë shokun e tij të skuadrës, kroatin Luca Modric, për të cilin mendon se duhet të fitonte edhe “Topin e Artë”.

Ramos gjithashtu ka folur edhe për “Topin e Artë”, ku sipas mediave spanjolle ka thumbuar edhe ish-shokun e skuadrës, Cristiano Ronaldon.

“Modric është një nga lojtarët e paktë që nëse do ta fitonte çmimin do të gëzohesha si për vete. Por ndonjëherë ‘Topin e Artë’ e marrin lojtarët që kanë më shumë marketing”, ka thënë Ramos.

Kujtojmë që Ronaldo kishte bojkotuar ceremoninë e UEFA-së për ndarjen e çmimeve.

Të fundit