Flash News

KRYESORE

Ramush Haradinaj pranon të anulojë taksën me Serbinë, por me një kusht

Ramush Haradinaj pranon të anulojë taksën me Serbinë, por me

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, pas takimit me eurokomisionerin Johannes Hahn,  ka deklaruar se taksa 100% ndaj Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës mund të anulohet vetëm pasi Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës.

“Hahn kërkonte një zgjidhje për gjendjen e krijuar me taksën. Ia dhashë shpjegimet se zgjidhja ekziston, se ekziston mundësia e një marrëveshje për zgjidhjen për njohje, ku do të përfshihet edhe tregtia e lirë. Po ashtu, ne do të respektojmë vendimin e Qeverisë dhe ky vendim mund të anulohet me rastin e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Serbia”, u shpreh Haradinaj.

Sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave, ai u shpreh: “Ne kemi mbajtur shpresë dhe mbajmë shpresë që mund të ndodhë që të hyjmë në agjendë e këshillit të ministrave, megjithatë në BE ka skepticizëm”.

Të fundit