Flash News

KRYESORE

Ramush Haradinaj reagon pas incidentit me pasardhësen e Mehmet Dërrallës: Kisha merak mos i ikte autobusi

Ramush Haradinaj reagon pas incidentit me pasardhësen e Mehmet

Reagon për herë të parë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, lidhur me incidentin me pasardhësen e Mehmet Dërrallës, ish-ministër i qeverisë së Ismail Qemalit, në 140 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit.

Gruaja u shfaq e paftuar në podium menjëherë pas fjalës së Ilir Metës dhe nisi të flasë. Në këtë moment ka ndërhyrë Haradinaj, i cili e kapi nga dora dhe i kërkoi të largohej.

Ky moment është komentuar dhe është kritikuar shumë, sidomos për gjestin e kryeministrit me një grua në publik. Duke folur për mediat në Kosovë, Haradinaj ka sqaruar këtë moment.

“Nuk ka pasë dhunë. Në Dukagjin ne nuk e tregojmë forcën me gra, po me burra. Unë i thashë që tani ikte autobusi i orës 5 e më pas do duhet të priste tjetrin deri nesër. E kisha për të mirën e saj”, u shpreh Haradinaj.

Të fundit