Flash News

KRYESORE

Ramush Haradinaj takon Rita Orën në Londër: Muzika ka bërë më shumë se politika

Ramush Haradinaj takon Rita Orën në Londër: Muzika ka

Kryeministri Ramush Haradinaj ka takuar në Londër me Rita Orën, këngëtaren kosovare me famë botërore.

Haradinaj në një status në Facebook ka treguar se Ritës ia ka dhuruar edhe Hyjneshën në Fron të gravuar në filigran.

Kujtojmë se Haradinaj ndodhet në kryeqytetin anglez në kuadër të një samiti të rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor, ku marrin pjesë liderët e rajonit dhe personalitete të politikës, si: Kryeministria Theresa Mey Kancelarja Angela Merkel dhe Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Europian, Johannes Hahn.

Statusi i plotë:

Përmbyllje e mirë e një dite pune konstruktive në Londër.

Takim miqësor me kosovaren më të famshme, Rita Ora, që ngjyrave të flamurit tonë i ka dhënë shkëlqimin më të mirë.

Rita përmes muzikës ka bërë më shumë se gjithë ne, e ka ndërkombëtarizuar Kosovën.

Ambasadores së nderit, të shpallur sot e tri vite më parë, i dhurova Hyjneshën në Fron të gravuar në filigran për ta nderuar dhe për t'i përçuar mesazhin e gjithë shqiptarëve: Faleminderit që të kemi.

Faleminderit që, përkundër që preke majat e suksesit në botë, nuk i harrove rrënjët tua!

Our golden Rita Ora. Thank You!

RH

Të fundit