Flash News

KRYESORE

Ranë nga kategoria në 100-vjetorin e themelimit, drejtuesit e Vllaznisë marrin masa drastike

Ranë nga kategoria në 100-vjetorin e themelimit, drejtuesit e

Pas rënies nga Kategoria Superiore për herë të parë në historinë e klubit, drejtuesit e Vllaznisë janë duke menduar që lojtarët aktual të gjobiten me nga një gjobë mujore, pasi nuk përmbushën objektivin minimal të klubit për të qëndruar në elitën e futbollit shqiptar.

Po ashtu, ka gjasa që pjesa më e madhe e lojtarëve jabanxhinj të lihen të lirë pasi ekipi i ri do të bazohen tek futbollistët shkodran.

Sa i takon trajnerit, ‘timonieri’ i ekipit pritet të jetë vendas, ku emrat më të përfolur deri tani janë: Ervis Kraja, Elvis Plori, Samuel Nukaj dhe Edi Martini.

Masat nuk do të ndalen këtu sepse parashikohet që të shkrihet edhe ekipi B, i cili sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Kategorisë së Dytë, teksa një pjesë e madhe e lojtarëve do të kalojnë në ekipin e parë, ku emrat e mundshëm janë: Zamir Vjerdha (portier), Samet Ruqi (mbrojtës), Gojart Rusi (mbrojtës), Arsen Hajdari (mesfushor), Belajdi Pusi (sulmues) dhe Denis Dyca (sulmues).

Të fundit