Flash News

KRYESORE

Raporteri i PE, Lega apel qeverisë Rama: Tërhiqni ligjet për median!

Raporteri i PE, Lega apel qeverisë Rama: Tërhiqni ligjet për

Raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian David Lega kritikon sërish ligjin për “antishpifjen” të qeverisë Rama.

Duke e cilësuar si lajm të mirë arritjet e medias në përpjekje për vetërregullim, Lega shkruan se “Garantimi i lirisë së medias është vital për demokracinë dhe i domosdoshëm për integrimin në BE të Shqipërisë.

Në debatin për problemet e demokracisë në Shqipëri të mbajtur në Komisionin e Jashtëm të PE në qershor, Lega deklaroi se qeveria Rama po tregohet e butë me baronët e drogës dhe e ashpër me gazetarët.

Javët e fundit qeveria tentoi të aprovonte disa amendamente të hartuara fshehtas të cilat nuk pasqyronin opinionin e Komisionit të Venecias. Delegacioni i BE në Tiranë dhe Stefan Schenach, raporter per median në Asamblenë Parlamentare të Keshillit të Europës (si edhe anëtar i Grupit Socialist ) reaguan ashpër.

Opozita, Presidenti e shoqeria civile e kanë denoncuar vazhdimisht ligjin e qeverisë Rama si rrezik për lirinë e medias

Të fundit