Flash News

KRYESORE

Raporteri për Shqipërinë në PE i shqetësuar për votimin e ligjit ‘anti-shpifje’: Problem për demokracinë dhe negociatat

Raporteri për Shqipërinë në PE i shqetësuar për
Raporteri për Shqipërinë në Grupin PPE të Parlamentit Europian David Lega, përmes një postimi në twitter shpreh shqetësim lidhur me votimin e sotëm në kuvend të paktës anti-shpifje. “Jam i shqetësuar për votimin sot në Shqipëri. Është problematike për zhvillimet demokratike si dhe per negociatat e antarësimit në të ardhmen”, shkruan Lega në twitter. Edhe ditën e djeshme, Lega reagoi lidhur me votimin e paketës, ku paralajmëroi qeverinë që paketa dëmton të ardhmen e negociatave. Në seancën e sotme parlamentare pritet të rrëzohet dekreti i Presidentit Ilir Meta, i cili e ka kthyer paketën në Parlament, me argumentet se cënon rëndë lirinë e shprehjes dhe demokracisë.

Të fundit