Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Raporti britanik për Ballkanin: Rusia, Turqia, dhe Arabia Saudite, pengojnë integrimin në BE
Politiko
10 Janar 2018, 18:37
Londra do të jetë këtë vit mikpritëse e takimit të pestë më radhë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të procesit të Berlinit, që u hap në vitin 2014 nga Gjermania për të demonstruar përkushtimin e Bashkimit Evropian ndaj aspiratave të rajonit për anëtarësim.
Kjo u bë e ditur në një raport të publikuar të mërkurën nga Komisioni për marrëdhënie ndërkombëtare i dhomës së lartë të Parlamentit britanik, me titull "Mbretëria Bashkuar dhe e ardhmja e Ballkanit Perëndimor".
Raporti i gjatë përmend konfliktet e shekullit të kaluar në Ballkan që siç thuhet kanë përfshirë edhe Mbretërinë e Bashkuar.
"Ai është një rajon që, në shumë aspekte, mbetet në hijen e luftërave të viteve 1990. Ndërsa shumë nga fqinjët e tij kanë përparuar, paqëndrueshmëria politike, tensionet ndëretnike dhe ndikimi i vendeve të treta kanë ngadalësuar përparimin drejt pajtimit rajonal dhe bashkërendimit më të madh me pjesën tjetër të Evropës. Rajoni vuan nga udhëheqje autoritare, institucioneve të dobëta demokratike dhe sfida serioze nga krimi i organizuar dhe korrupsioni. Kjo situatë përkeqësohet nga pasiguria në lidhje me procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ikja e trurit, dhe një rritje ekstremizmit dhe nacionalizmit anti-demokratik".
Raporti thekson se këta faktorë e bëjnë rajonin të rëndësishëm për Mbretërinë e Bashkuar, pavarësisht ndryshimeve të marrëdhënieve të saj me BE-në.
"Ne kemi interes për të mbështetur qëndrueshmërinë dhe përparimin në rajon, jo vetëm për të shmangur përsëritjen e tragjedive dhe tmerreve të viteve të 90-ta dhe si pjesë e angazhimit tonë më të gjerë për paqen dhe qëndrueshmërinë në Evropë".
Raporti thekson se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Shqipëria e Mali i Zi tashmë janë anëtare të NATO-s, ndërsa Maqedonia, Bosnja e Hercegovina dhe Kosova synojnë NATO-n, ndonëse secila përballet me sfida serioze. Serbia aktualisht nuk synon NATO-n por merr pjese në stërvitjet e përbashkëta ushtarake dhe të mbrojtjes civile.
Megjithatë, thuhet në raport, ka shqetësime të mëdha se "arritjet drejt qeverisjes së mirë dhe sundimit të ligjit, kërcënohen të humben derisa vendet e rajonit po rrëshqasin drejt udhëheqjeve autoritare, politikave nacionaliste dhe 'kapjes' së shtetit. Kjo po përkeqësohet nga një mosgatishmëri nga ana e komunitetit ndërkombëtarë për të sfiduar këto tendenca dhe nga krimi i organizuar dhe korrupsioni endemik në rajon".
Në raport thuhet se përveç afateve të anëtarësimit, vet procesi është kritikuar se nuk ka çuar drejt reformave të vërteta. "Lordi Pedy Ashdown nga Norton-subHamdon e ka përshkuar dukurinë nga periudha e shërbimit të tij si përfaqësues i lartë (në Bosnjë e Hercegovinë): Chris Patten (ish komisionari i BE-së për marrëdhënie me jashtë) kishte një frazë të këndshme. Ai thoshte: ‘Problemi me gjithë Ballkanin është se ata bëjnë sikur i zbatojnë ato që u themi dhe ne bëjmë sikur u besojmë'."
Në raport thuhet mes tjerash se në Serbi "na është thënë se reformat e kërkuara nga Bashkimi Evropian, janë kryer vetëm në letër - por zbatimi i tyre nuk ka ndryshuar asgjë. Për shembull, mediet shtetërore janë privatizuar dhe janë blerë nga njerëz të afërt me partinë në pushtet, duke i lënë ato praktikisht media shtetërore".
Raporti citon studiuesin shqiptar Dr. Andi Hoxhaj, pedagog në Universitetin Warwick, të ketë përshkuar procesion e anëtarësimit si “kuti të kurdisur që nuk ushtron një ndikim afatgjatë", që do të thotë se "procesi i përafrimit me BE-në nuk është i lidhur me përparimin për demokratizimin e rajonit".
Raporti vë në pah se qëndrueshmëria në rajon është penguar edhe nga ndërhyrjet nga vendet e treta, duke theksuar "shqetësimet se roli i Rusisë në rajon është thjeshtë një 'fre' që synon të pengojë çdo integrim më të ngushtë me perëndimin. Kina ka investuar në rajon, gjë që është mirëpritur nga disa si burim thelbësorë për infrastrukturën dhe industrinë. Por është e rëndësishme që niveli i borxhit të një rajoni tashmë të varfër të mos rritet. Vende të tjera, si Turqia, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë interes në rajon, me mundësi që të prishin marrëdhëniet tashmë të brishta ndërmjet shteteve dhe ndërmjet komuniteteve në rajon".
Raporti vë në pah se organizimi i konferencës për Ballkanin Perëndimor është një mundësi që Mbretëria e Bashkuar të dëshmojë se nuk po e braktisë Evropën ndërsa largohet nga Bashkimi Evropian.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38