Flash News

KRYESORE

Raporti i DASH për terrorizmin: Irani i infiltruar në Shqipëri me organizatat e bamirësisë

Raporti i DASH për terrorizmin: Irani i infiltruar në Shqipëri me

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për terrorizmin, vijon të bëjë jehonë në mediat iraniane. Sipas raportit të DASH, Irani ka vijuar edhe gjatë vitit 2016 të shtrijë lidhjet e tij me grupet e terrorizmit. Ndërkohë, sipas Iran News Update, nëpërmjet konstatimeve të këtij raporti, DASH ka paralajmëruar vendet e Ballkanit, duke e vënë fokusin kryesisht tek Shqipëria.

“Shqipëria duket të jetë një vend tjetër ballkanik që Irani ka shënjestruar. Reza Shafa, një ekspert nga Irani, e ka quajtur atë një “një pikëmbështetje në kontinentin evropian.” Ashtu si në Bosnje, Irani ka tentuar të infiltrohet në Shqipëri duke krijuar “organizata bamirësie” dhe “organizata kulturore” që shërbejnë si organizata të fshehta për Trupat e Gardës Revolucionare Islamike dhe Ministrinë e Inteligjencës. Qeveria dhe Parlamenti i Shqipërisë arritën një marrëveshje unanime për të lejuar një numër të madh anëtarësh të grupit opozitar Iranian, MEK, që të vendoseshin në Shqipëri vitin e kaluar”, citohet në shkrim.

Shkrimi mbyllet me një paralajmërim: “Bashkësia ndërkombëtare duhet të jetë vigjilente dhe të bashkohet me sanksionet e SHBA kundër IRGC”.

Të fundit