Flash News

KRYESORE

Raporti i deputetëve të opozitës për Saimir Tahirin: Organizatës kriminale, i vuri në shërbim strukturat e shtetit

Raporti i deputetëve të opozitës për Saimir Tahirin:

Është zbardhur edhe raporti i deputetëve të opozitës për çështjen e Saimir Tahirit, ku ata japin miratimin për arrestimin e kolegut të mazhorancës. Në konkluzionet e raportit të deputetëve të PD-LSI thuhet se Tahiri dyshohet se i ka vendosur në shërbim organizatës kriminale të gjitha strukturat e shtetit.

Gjithashtu, sipas deputetëve, lëvizja e lirë e Tahirit në krah të kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, dekurajon dëshmitarët kundër tij që ndodhen brenda dhe jashtë vendit.

Konkluzionet:

Përfundimisht, 5 deputetët e Këshillit për Imunitetin, i rekomandojnë seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Shqiperisë të votojë, për miratimin e dhënies së autorizimit, të kërkuar me kërkesën nr. 9906 prot., datë 19.10.2017 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda “Për dhënien e autorizimit për arrestimin, kontrollin personal dhe kontrollin e banesës së deputetit Saimir Tahiri”, me qëllim për t'i hapur rrugë hetimit të plotë dhe të gjithanshëm në kuadër të procedimit penal nr. 313, të vitit 2017 për veprat penale të trafikimit të lëndëve narkotike në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe të korrupsionit pasiv të zydarëve të lartë të parashikuara nga nenet 283/a/2, 333/a dhe 260 të Kodit Penal.

Tahiri nuk është një ish ministër apo deputet i opozitës. Ai është ish ministër i qeverisë, deputet i Edi Rames, mik i ngushtë i kryministrit. Ai si ish ministër jo vetëm që dyshohet se ka ndihmuar organizatën kriminale dhe ka marrë shpërblime personale, por duke i vënë strukturën e shtetit në shërbim të organizatës kriminale ai ka siguruar PARA PER ZGJEDHJET. Arsyeja pse duhet arresti nuk është vetëm analiza e nenit 288 te KPP, siç për një qytetar të zakonshëm, por se bëhet fjalë për mikun e kryeministrit dhe ministrit të brendeshëm aktual. Këta dy të fundit kanë nën mbikqryje provat dhe duke mbajtur Tahirin jashtë dhe duke e mbajtur nën mbrojtje, provat mund të dëmtohen, radarët, dëshmitarët që shohin Ramën në krah të Tahirit heshtin, bashkëpuntorët e drejtësisë, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Pra ka një rrezik real që bëhet me qëllim për t’i shërbyer Tahirit dhe bandës kriminale që është në hetim në Shqipëri dhe Itali. Kuvendi i Shqipërisë nuk mund të bëhet kurrë streh e krimit apo mbështetësve direkt të tij.

RAPORTI I PLOTË

Të fundit