Flash News

KRYESORE

Raporti i drogës, reagon Vasili: Rama gënjeu për rezultatet spektakolare, CIA e demaskoi

Raporti i drogës, reagon Vasili: Rama gënjeu për rezultatet

Kreu i Grupit Parlamentart të LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas publikimit të raportit të CIA-s për prodhimin e kanabisit në Shqipëri.

Përmes një statusi në rrjetet sociale Vasili akuzon kryeministrin Edi Rama se ka gënjyer sot kur tha se ka arritur rezultate spektakolare lidhur me drogën. Sipas Vasilit, Rama është bërë njësh me drogën, me trafikantët dhe krimin e organizuar.

Statusi i Vasilit:

Kryeministri ose kryefarsa gënjeu sot për drogën, por CIA e demaskoi.

Sot, kryeministri gënjeu e tha që ka arritur rezultate spektakolare lidhur me drogën, por të dhënat e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës amerikane (CIA) raportojnë se ka një rritje të prodhimit të kanabisit në vend si dhe një zgjerim të organizatave shqiptare të trafikimit në Europë.

Kryeministri gënjen, sepse është bërë njësh me drogën, me trafikantët dhe krimin e organizuar.

CIA foli qartë, që gjithashtu Shqipëria është "pikë aktive e trafikut të drogës".

Pra, s'ka shtet dhe polici që të kontrollojë territorin, por që e mbeshtesin, inkurajojnë dhe nxisin mbjelljen masive të drogës dhe trafikun e gjerë të saj.

Ndaj task-forca është task-farsa dhe asgjë më shumë dhe kryeministri është vetë kryefarsa.

Të fundit