Flash News

KRYESORE

Raporti final i OSBE për zgjedhjet, thirrja e Vasilit: 30 qershori ra, tani përpara të shpëtojmë vendin

Pas publikimit të raportit përfundimtar të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 30 qershorit ka reaguar përmes një postimi në Facebook, nënkryetari i LSI, Petrit Vasili i cili shkruan se tashmë që 30 qershori ra mbetet shpëtimi i vendit nga qeveria.

“Shqiperia nuk ka më asnjë minutë kohë për të humbur me këtë tufë banditesh që kanë rrëmbyer qeverisjen e vendit. Cdo veprim për të mbrojtur vendin nga pushtuesit në qeveri është detyrim dhe legjitim”, shkruan ndër të tjera ai.

Në raportin final  të OSBE-ODHIR u evidentua se kriza politike ndikoi negativisht në të drejtën për të votuar, ndërsa theksohet se u cenua fshehtësia e votës në disa qendra votimi.

Postimi i plotë i Vasilit

OSBE foli,30 qershori ra,tani perpara te shpetojme vendin!!

Shqiperia nuk ka me asnje minute kohe per te humbur me kete tufe banditesh qe kane rrembyer qeverisjen e vendit.

Raporti i OSBE -ODIHR i vuri vulen e zeze votimeve moniste kriminale te 30 qershorit.

Eshte misioni i cdo qytetari dhe opozites qe te jene ne kembe dite e nate per te shpetuar vendin.

Maskarenjte qe kercenojne qytetaret me vendin e punes dhe deri edhe heqjen e ndihmes sociale jane nje turp qe duhet shkulur me rrenje.

Nuk mundet me qe te lihet Shqiperia ne duart e nje sharlatani politik si Edi Rama i cili shkaterroi imazhin dhe rrenoi ekonomine e vendit.

Gjithe bota tashme e di qe Shqiperia eshte zaptuar nga nje klike horrash te cilet e kthyen vendin me mbrapa se sa edhe monizmi i para viteve 90′.

Antishteti i instaluar nga Edi Rama nuk pyet as per kushtetute,ligj,kode e rregulla por thjesht pyet per ate qe ju duhet dhe u intereson krimineleve banditeve trafikanteve te te gjitha llojeve e sojeve.

Cdo veprim per te mbrojtur vendin nga pushtuesit ne qeveri eshte detyrim dhe legjitim.

Asgjesimi i zgjedhjeve nga Edi Rama eshte krimi me i rende ndaj te sotmes dhe te ardhmes se shume brezave ndaj detyra e mbrojtjes se zgjedhjeve te lira ecte ndershme eshte e shenjte.

OSBE foli tani eshte radha jone….

Të fundit