Flash News
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Raporti final, 'Venecia' i jep të drejtë presidentit Meta për emërimet në Gjykatën Kushtetuese
Komisioni i Venecias ka publikuar opinionetet finale lidhur me dy ligje në Shqipëri, atë të paketës anti-shpifje dhe emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Në draftin përfundimtar mbi emërimet e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Komisioni i Venecias konstaton se Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka vepruar drejt kur ka pezulluar procedurën e emërimit para skadimit të afatit 30 ditor të një anëtari të Kushtetueses.
Në pikën ’98’ të opinionit të Venecias shkruhet se "Presidenti vërtet e pezulloi procesin në mënyrë të njëanshme por në mungesë të boshllëkut ligjor që ndodhi me Gjykatën Kushtetuese, mekanizmi zhbllokues nuk do ishte i zbatueshëm. Është e justifikueshme të pranohet emërimi i mëvonshëm i një kandidati të dytë nga Presidenti. Prandaj duket e arsyeshme që Presidenti refuzoi të pranonte betimin e gjyqtares që pretendon se u emërua automatikisht".
Sa i takon procedurës së betimit, Komisioni i Venecias thekson se sipas Kushtetutës së Shqipërisë betimi para presidentit është i detyrueshëm dhe parakusht për të marrë detyrën.
"Në këtë drejtim, Komisioni i Venecias vëren se neni 129 i Kushtetutës parashikon që një gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese të fillojë detyrën e tij / saj pasi të bëjë betimin para Presidenti i Republikës. Baza përkatëse ligjore e ceremonisë së betimit mund të gjenden në nenin 8 të ligjit nr. 8577 të datës 10 shkurt 2000 për Organizatën dhe Funksionimi i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë. Një kërkesë e tillë është e përhapur në sistemet kushtetuese me qëllim që të përcaktoni qartë pikën në kohë kur fillon autoriteti i gjykatësit dhe konfirmon legjitimitetin të mandatit të tij ose të saj. Kushtetuta shqiptare e bën të qartë se betimi para Presidenti është parakusht për marrjen e detyrës", thuhet në opinionin e Venecias.
Raportin final e gjeni në LINK