Flash News

KRYESORE

Raporti ‘Freedom House’, Shqipëria humb një pikë nga viti i kaluar prej krizës politike

Të drejtat politike dhe liritë civile janë përkeqësuar për të 14-tin vit radhazi në botë.

Raporti i fundit i ‘Freedom House’ ka analizuar sërish 195 vende, ku nga 83 vende apo 43 për qind, radhiten në mesin e vendeve të lira, 63 apo 32 për qind janë me liri të pjesshme dhe 49 apo 25 për qind radhiten në mesin e vendeve jo të lira.

Situata në Ballkanin Perëndimor

Parimet e demokracisë në Evropë, historikisht rajoni me performancën më të mirë në botë, kanë qenë nën presion serioz vitet e fundit.

Nëse ndalemi në Ballkanin Perëndimor, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, patën përmirësime nga viti i kaluar.

Zgjedhjet në Kosovë sollën në pushtet partinë nacionaliste të opozitës Vetëvendosje, ku ajo ka një mundësi për të luftuar fenomenin e korrupsionit.

Maqedonia e Veriut mbajti zgjedhje konkurruese presidenciale, duke ndihmuar në riparimin e trashëgimisë antidemokratike të ish kryeministrit Nikolla Gruevski.

Ndërkohë, Shqipëria, Serbia dhe Mal të Zi pësuan rënie nga viti i shkuar.

Sipas raportit në Malin e Zi dhe Serbi, gazetarë të pavarur, figura të opozitës dhe kritikë të qeverisë u përballën me kërcënime dhe nganjëherë dhunë. Zhgënjimi i publikut me partitë qeverisëse përshkoi protesta të mëdha në të dy vendet, por ata nuk arritën të sjellin ndonjë ndryshim domethënës.

Ndërkohë, Shqipëria ka humbur një pikë nga viti i kaluar, në një vlerësim nga 68 në 67.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

“Kjo i atribuohet në pjesën më të madhe përplasjeve të fuqishme politike që ndodhën gjatë vitit në vend”, thotë per VOA Noah Buyon, koordinator i kërkimeve për Evropën dhe Euroazinë për raportin Freedom in the World.

Të fundit