Flash News

KRYESORE

Raporti ‘Freerdom House’, reagon Basha: Sa më gjatë qëndron kjo qeveri, aq më keq bëhet jeta për njerëzit

Raporti ‘Freerdom House’, reagon Basha: Sa më gjatë

Vjen reagimi i kreut të PD, Lulzim Basha pas publikimit të raportit ‘Freerdom House’, sipas së cilës Shqipëria këtë vit humbi një pikë nga viti i kaluar.

Sipas Bashës, shqiptarët sot jetojnë në një vend që ka probleme të mëdha me demokracinë dhe përfaqësimin e tyre, me korrupsion në nivelet më të larta.

“Sipas @Freedomhouse Shqipëria ka rënë poshtë në indeksin politik dhe të drejtave te njeriut. Shqiptarët sot jetojnë në një vend që ka probleme të mëdha me demokracinë dhe përfaqësimin e tyre, me korrupsion në nivelet më të larta, me censurë për mediat, me krimin që nuk ndëshkohet me institucionet e kapura nga një parti. Sa më gjatë qëndron kjo qeveri, aq më keq bëhet jeta për njerëzit. Shqiptarët kërkojnë ndryshim!”, shkruan Basha.

 

Të fundit