Flash News

KRYESORE

Raporti i antidrogës italiane, Spaho: Shqipëria, ‘delja e zezë’ e Evropës falë kumbarit Rama

Raporti i antidrogës italiane, Spaho: Shqipëria, ‘delja e

Pas publikimit të raportit të antidrogës italiane, sipas së cilës Shqipëria ka rritur me 50 ton më shumë trafikun e lëndëve narkotike gjatë 2017-ës, vjen reagimi i parë nga PD, nga nënkryetari Edmond Spaho.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Spaho thekson se përmes narko-qeverisjes së Edi Ramës, Shqipëria është sot vendi i parë i origjinës për kanabisin në Europë.

Statusi i plotë:

Raporti i Antidroges Italiane i cjerr masken qeverise shqiptare dhe nxjerr ne drite te diellit situaten dramatike ne lidhje me kultivimin dhe trafikimin e droges.

Pavaresisht perallave te kryeministrit dhe sejmeneve te tij qe eshte eleminuar kultivimi i kanabisit, ne vitin 2017 eshte kapur ne Itali 2 here me shume droge se ne 2016 qe ishte vit rekord. Jemi vendi i pare i origjines per kanabisin qe i dergohet Europes. Grupet kriminale shqiptare jane perhapur gjeresisht ne trafikimin e kokaines nga Amerika e Jugut. Paraja e grupeve kriminale eshte rritur ndjeshem dhe ato pastrohen lehtesisht ne Shqiperi.

Arsyet jane ne kriminalizimin e plote te qeverisjes dhe institucioneve. Kumbari Rama ka ngritur narko shtetin ku qeveria, policia, ushtria, prokuroria dhe nje banke punojne per narkoshtetin dhe Kumbarin. Prandaj nuk na hapen dyert e Europes dhe jemi bere delja e zeze e saj

Të fundit