Flash News

KRYESORE

Raporti i Bankës Botërore për barrën fiskale, deputeti i indinjuar: Çfarë dreqin bëni me paratë që mblidhni???

Shqipëria ka normën më të lartë të tatim fitimit në rajon me 15%, duke lënë pas Serbinë, Maqedoninë, Kosovën dhe Bosnjen, me 10% dhe Mali i Zi 9%, sipas raportit të fundit të Bankës Botërore “Të bësh biznes 2019”.

Deputeti i LSI, Përparim Spahiu ka reaguar ashpër pas publikimit të këtij raporti, i cili e cilëson këtë fakt abuziv nga pushteti aktual.

Reagimi:

Jemi vendi me barën fiskale më të lartë..!!!

Mund të paguash dhe më tepër taksa, është zgjedhje e çdo qeverie me politikat e saj, por rëndësi ka se çfarë bën me paratë që mbledh dhe a i kthen ato në të mira për shtetasit e tu?!

Rezulton që jo, pasi nuk shpjegohet se pse:

- Prej pesë vitesh nuk ka rritje pagash.

- Shkollat po duan ti ndërtojnë me PPP.

- Dhe spitalet me PPP.

- Rrugët po ashtu, me PPP.

- Ato rrugë të ndërtuara si mirëmbajnë dot (shto këtu dhe 200 milion euro që marin nga taksa e qarkullimit).

-Bujqësinë nuk e subvencionojnë dot.

- Emigrim masiv, tani dhe ata që deri dje paguheshin më mirë, duan të ikin.

Tani lind pyetja, ku dreqin apo çfarë dreqin, bëni me paratë që mbildhni???

P.S. Një përgjigje e jep KLSH pas kontrolleve të saj kur thot se janë mbi 720 milion euro abuzime..!!

Të fundit