Flash News

KRYESORE

Raporti i Burimeve Botërore: Mungesa e ujit rrezikon ekstermisht 17 vende në botë

Raporti i Burimeve Botërore: Mungesa e ujit rrezikon ekstermisht 17 vende

Mungesa e ujit nëpër botë po rrezikon një të katërtën e popullsisë. Një raport i Institutit të Burimeve Botërore shkruan se “shtatëmbëdhjetë vende, në të cilat jeton një e katërta e popullsisë së botës, janë në rrezik ekstrem për mungesë të ujit.”

Në krye të listës për këtë rrezik hyjnë këto vende: Katari, Izraeli, Libani, Irani dhe Jordania.

164 vende në total vuajnë nga mungesat e mundshme të ujit – për të cilat, sipas raportit të WRI, edhe thatësira më e vogël mund të jetë një kërcënim i madh, pasi ato po shpenzojnë pothuajse të gjitha rezervat e mundshme të ujit.

Në grupin e 17 vendeve që janë të ekspozuar ndaj “rrezikut jashtëzakonisht të lartë të ujit” sipas studimit, shumica janë nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut.

Këto vende përfshijnë: Libinë, Kuvajtin, Arabinë Saudite, Eritrean, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejnin, Indinë, Pakistanin, Turkmenistanin, si dhe San Marinon, si i vetmi vend evropian.

Presidenti i WRI, Andreë Steer thotë:

“Rreziku nga mungesa e ujit është kriza më e madhe për të cilën askush nuk flet. Pasojat e tij janë qartë në formën e pasigurisë ushqimore, konfliktit, migracionit dhe paqëndrueshmërisë financiare.”

Si parashikim i studiuesve është fakti që mungesa e ujit do të vijë duke u përkeqësuar, kjo për shkak të rritjes së popullsisë dhe ndryshimit të klimës.

 

 

Të fundit