Flash News

KRYESORE

Raporti i DASH, reagon LSI: Amerika e lëshoi alarmin, kryeministri po fundos vendin

Raporti i DASH, reagon LSI: Amerika e lëshoi alarmin, kryeministri po

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit ku thuhej se e problemet më të konsiderueshme të të drejtave të njeriut në vitin 2017 në Shqipëri, ishin “kufizimet në lirinë e shprehjes dhe të shtypit, përfshirë autocensurën dhe frikësimin e gazetarëve shkaktuar nga interesat financiare dhe politike; dhe korrupsioni i përhapur në të gjitha degët e qeverisë”.

Sipas Vasilit, Amerika e ka lëshuar alarmin, kryeministri Edi Rama po fundos vendin. Deputeti i LSI thotë se Rama është i kapur nga droga dhe krimi, ndërkohë që shqiptarët janë pa drejtim.

Reagimi:

Amerika leshon alarmin: kryeministri po fundos vendin.

Departamenti Amerikan i Shtetit, nxjerr ne driten e diellit kalbesiren shteterore,qe ka ndertuar kryeministri.

DASH tregon qarte se sa skandaloze eshte kapja e medias dhe autocensura e saj. Lindja e ertv si televizion i ngjajshem i sadam husejnit dhe neshtrimi i turpshem i televizioneve,qe transmetojne ate jane produkti i kryeministrit hajdut dhe manipulator i lirise se medias.

DASH tregon se praktikisht zgjedhjet jane shkaterruar nga blerja e votes.

Korrupsioni ka pllakosur cdo dege te qeverisjes pasi frymezuesi me i madh i korrupsionit eshte vete kryeministri.

Reforma ne drejtesi eshte shkaterruar dhe tashme drejtesia e kryeministrit garanton qe ai dhe ministrat te mos hyjne ne burg,por njerezit e thjeshte e pa pushtet te burgosen pa faj si qytetaret kuksiane.

Tashme cdo qytetar por edhe gazetar e ka te qarte alarmin qe vjen nga Amerika.

Ky kryeminister i mberthyer nga droga dhe krimi dhe i shantazhuar prej tyre haptas ne parlament,media e kudo eshte thjesht nje peng i tyre dhe rrenues i vendit.

Koha nuk pret.

Shqiptaret jane pa drejtim

Të fundit