Flash News

KRYESORE

Raporti i delegacionit të huaj në Tiranë: Gazetarët investigativë pushohen nga puna nga politikanë të partisë në pushtet

Raporti i delegacionit të huaj në Tiranë: Gazetarët

Një delegacion i përbërë nga shtatë organizata globale që merren me lirinë e medias dhe mbrojtjen e gazetarëve ka qëndruar në Tiranë në një mision ndërkombëtar mbi lirinë e shprehjes në Shqipëri. Qëllimi i misionit ishte mbledhja e informatave rreth sfidave të lirisë së shprehjes dhe lirisë së shtypit në Shqipëri.

Në këtë raport, delegacioni ka nxjerrë në pah disa problematika që cenojnë lirinë e medias në Shqipëri, që sipas tyre ka ardhur duke u përkeqësuar.

Gjatë intervistave me aktorët se raste të ndryshme të sulmeve fizike dhe kërcënimet serioze kundër gazetarëve në lidhje me raportimet e tyre, rezultoi se shumë prej tyre nuk ndihen të mbrojtur nga autoritetet.

“ Së fundmi, gazetarët u plagosën gjatë protestave anti-qeveritare. Gazetarët investigativë janë ngacmuar apo pushuar nga puna për shkak të raportimeve të tyre, në disa raste pas ndërhyrjeve të dyshuara nga politikanë të partisë në pushtet. Në disa raste, gazetarët vendosin të mos raportojnë kërcënimet dhe sulmet te autoritetet përkatëse dhe të mos informojnë publikun. Përveç kësaj, ka raste në të cilat gazetarët tërheqin kallëzimet kundër shkelësve të dyshuar për shkak të frikës për hakmarrje të mëtejshme. Delegacioni u informua se autoritetet nuk ndjekin siç duhet çështjet, dhe nuk investigojnë arsyet pas kërcënimeve dhe sulmeve. Ne jemi të shqetësuar se autoritetet dështojnë të hetojnë në tërësi kërcënimet dhe sulmet kundër gazetarëve, duke kontribuuar në këtë mënyrë në një atmosferë pandëshkueshmërie që ka forcuar sulmuesit të kryejnë sulme të ngjashme dhe të frikësojnë gazetarët drejt heshtjes. Ne jemi gjithashtu të shqetësuar që autoritetet dështojnë të garantojnë sigurinë e gazetarëve që raportojnë nga protestat”, thuhet në raport.

Të fundit