Flash News

KRYESORE

Raporti i Departamentit Amerikan: Korrupsioni është i përhapur në të gjitha degët e Qeverisë

Raporti i Departamentit Amerikan: Korrupsioni është i përhapur

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar sot raportin për të drejtat e njeriut, ku përfshihet Shqipëria dhe të gjitha shtetet e botës.

Në raport theksohet se korrupsioni është i përhapur në të gjitha degët e Qeverisë shqiptare, e drejtuar nga kryeministri Edi Rama, ndërkohë që shumë pak është bërë për të zbatuar ligjin për dënime penale ndaj zyrtarëve të lartë.

“Ligji parashikon ndëshkime penale për korrupsionin nga zyrtarët publikë, por qeveria nuk e ka zbatuar ligjin në mënyrë efektive dhe zyrtarët shpesh angazhohen në praktika korruptive pa u ndëshkuar. Korrupsioni është i përhapur në të gjitha degët e qeverisë. Ligji ndalon individët me dënime penale të shërbejnë si kryebashkiakë, parlamentarë, ose në pozita qeveritare dhe shtetërore”, thuhet në raportin e DASH.

Raporti vë në dukje se është bërë përparim në hetimin e korrupsionit në nivel të ulët zyrtarësh, por kur bëhet fjalë për të hetuar zyrtarët e lartë, prokurorët tërhiqen për shkak të frikës nga hakmarrja dhe mungesës së burimeve.

RAPORTI I PLOTË

Të fundit